Deputetet franceze për situatën politike: Shqiptarët do të gjejnë një zgjidhje

14:53 | 15/03/201914:530

Shqiptarët do të gjejnë një zgjidhje që institucionet në vend të funksionojnë normalisht. Kështu e komentojnë situatën politike në vend dy deputete franceze që po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Nuk duan të ndërhyjnë në punët e brendshme të Shqipërisë megjithatë besojnë se zgjidhja e situatës politike në vend do të vijë nga vetë shqiptarët. Është ky mendimi i deputetëve francezë pas takimeve që kanë zhvilluar me mazhorancën dhe opozitën.

“Ne e kuptojmë qëndrimin e secilës parti. Për momentin nuk duam të ndërhyjmë në debatin e brendshëm shqiptar. Por unë mendoj që për të patur sa më shumë sinqeritet në vendimmarrje këtu në Shqipëri, duhet edhe një konsensus nga ana e publikut. Duhet të kemi një lloj sqarimi se si Shqipëria i trajton marrëdhëniet me vendet fqinje. Ne duam të kemi parasysh edhe përpjekjet që bën qeveria shqiptare sidomos për reformën në drejtësi që është ekzemplare. Kemi nevojë për institucione që funksionojnë. Unë besoj se shqiptarët do të gjejnë zgjidhje për këtë”.

“Më lini të përcjell miqtë sepse kemi dhe kohë dhe ditë për t’u shprehur për këto çështje”, tha Balla

Dy deputetet francezë, të cilët i përkasin grupit parlamentar të “La Republique en Marche” në Komisionin Parlamentar të Punëve të Jashtme të Asamblesë Kombëtare Franceze janë takuar së fundi me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe deputeten Blerina Gjylameti, nga të cilët morën konfirmimin e bashkëpunimit në shumë fusha.

“Unë jam shumë i sigurt që në Qershor, Shqipëria do t’i hapë negociatat me BE-në sikur jam shumë i sigurt në vijimin e një bashkëpunimi të frytshëm me parlamentin francez dhe se Shqipëria është një destinacion për kompanitë franceze, jo vetëm në sektorin e industrisë por ne kemi shumë për të mësuar nga sipërmarrjet franceze për turizmin”, tha Balla.

E duke mbetur tek bashkëpunimi deputetet franceze shohin si mundësi që gjuha frënge të bëhet gjuha e parë e huaj në Shqipëri.

“Ne vizituam Aleancën Franceze dhe u impresionova nga cilësia e mësimdhënies atje. Do të donim që frëngjishtja të ishte gjuhë e parë e mësuar në Shqipëri”.

Qëllimi i kësaj vizite është edhe bashkëpunimi në fushën e turizmit, transportit dhe në planin universitar./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono