Denoncimet e opozitës për zgjedhjet, Mazniku: Kemi dëgjuar fjalë, por…

18:37 | 01/07/2019

Sipas nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, opozita nuk ka treguar asnjë fakt gjatë ditës së diel në lidhje me manipulimete e votave siç pretendojnë. Gjatë një bisede në studion e ABC News me gazetaren Juli Xhokaxhi, Mazniku mori parasysh raportin e OSBE/ODHIR, sipas të cilit kanë vlerësuar votimet si të mira në 94% të zonave.

“Po të kemi parasysh atë që tha sot vlerësimi i OSBE/ODHIR-it, thanë që në më shumë se 94% të zonave që ata kanë vlerësuar votimet ishin të vlerësuara si të mira me probleme të vogla. Ishin të tjerat, problemet e vogla që ata kishin parë dhe jo të tilla që mund të cenonin thelbësisht procesin. Padyshim që në një situatë ku njëra palë është prezente potencialisht mund të ketë probleme, por ju e keni ndjekur në mënyrë të detajuar gjatë gjithë ditës. Sot nuk është më si para 11-20 vjetësh dhe çdo njeri me telefon në dorë është një reporter i lajmeve dhe çdo person mund të raportonte probleme të tilla. Ne kemi dëgjuar fjalë, por besoj se gjatë ditës së djeshme nuk kemi parë asnjë fakt nga opozita që tregonte për probleme thelbësore me ditën e zgjedhjeve”, tha Mazniku.

Mazniku sqaroi gjithashtu edhe pse në disa bashki, sipas të dhënave të KQZ rezultojnë më shumë vota të hedhura sesa numri i qytetarëve votues. Sipas tij, numri zyrtar shikohet kur përfundon votimi dhe merret numri i votuesve nga procesverbalet e qendrave të votimeve.

“Nuk ekziston një disproporcion i tillë. Ajo që ka ndodhur është që KQZ siç e ka thënë disa herë në fakt. Thoshte që këto të dhëna po merren në mënyrë telefonike nga KZAZ dhe KZAZ kontaktonte me telefon nga qendrat e votimit. Në momentin kur mblidhen gjatë kohës që ndodh dita numri i votuesve është pak si ushtrim që quhet telefoni kinez. Një njeri në KZAZ merr çdo njeri në qendrat e votimit, mblidhen numrat dhe në mënyrë sistematike është raportuar nga KZAZ që këto janë të dhëna paraprake janë të dhëna që mund të kenë gabime. Të dhënat formale për pjesëmarrjen merren nga procesverbalet e qendrave të votimit, kur raportohen në KZAZ. Kur shkohet në KZAZ thuhet edhe sa ka qenë numri i njerëzve që kanë votuar dhe nuk lëviz aty me të dhënat që kam unë, nuk ka problematika në lëvizje të numrave”, tha Mazniku./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono