Dënohet shqiptari trafikant në Britani

13:27 | 12/10/2018

Një i ri shqiptar është dënuar me tri vjet e katër muaj burg nga gjykata në Plymouth të Britanisë pasi u kap duke trafikuar kokainë. Olsi Dama, 29 vjeç e pranoi para gjykatës, ku ishte paraqitur sëbashku me një përkthyes, se kishte trafikuar 1 kilogramë drogë të klasit A në një parking makinash.

“Doje të bëje para lehtësisht. Të bënë një ofertë të cilën nuk mund ta refuzoje, por kjo është lojë e rrezikshme”, tha gjykatësi që dha vendimin, Jason Newton-Price.

Ai u arrestua rreth orës 4 të mëngjesit më 14 Gusht. Dama ishte paguar rreth 500 paund për të transportuar një makinë “Volvo” nga një person që kishte takuar në një restorant në Londër.

Avokati mbrojtës i Damës tha se i riu ishte emigrant i paligjshëm dhe se ai kishte qenë nën presion nga të tjerët. Sipas avokatit, 29-vjeçari ishte drejtuar nga parkingu i makinave sepse kështu ishte urdhëruar nëpërmjet mesazheve.

Në treg kokaina do të kishte një vlerë deri në 100 mijë paund. Ndërkohë Olsi Dama pasi të mbarojë së vuajturi dënimin, pritet të deportohet në Shqipëri./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono