Dënohet me 22 vite burg shqiptari, gjyqtari amerikan: Ju jeni një bombë me sahat

22:29 | 08/12/201922:290

Një gjykatë në New York dënoi me 22 vjet burgim shqiptarin me banim në Bronx, pasi synonte të bëhej pjesë e grupit ekstremist Shteti Islamik.

Sipas akuzës, Sajmir Alimehmeti, i cili veten e quante “Dentisti”, kishte blerë thika dhe pajisje të tipit ushtarak. “Ju jeni një bombë e kurdisur”, tha gjykatësi federal i Manhatanit, Paul Engelmayer, teksa  publikoi vendimin për dënimin e tij me akuzat për ofrim të mbështetjes materiale për ISIS-it dhe falsifikim të dokumenteve.

Alimehmeti, shtetas i natyralizuar amerikan ishte arrestuar në vitin 2016. Një agjent i fshehtë ishte takuar me Alimehmetin në banesën e tij në Bronx, ku ai kishte luajtur video, ku shihej një prej luftëtarëve të ISIS-it duke u prerë kokën të burgosurve.

Alimehmeti i kishte thënë agjentit të fshehtë se “ai dhe vëllai i tij kishin patur në plan për të udhëtuar nga Shqipëria në Raka të Sirisë, por i vëllai ishte arrestuar.”

Ai ishte në vëmendje të autoriteteve të paktën që nga viti 2014, kur atij i ishte mohuar dy herë hyrja në Britani, prej nga synonte të udhëtonte për në Siri. Në vitin 2015 ai kishte aplikuar për një pasaportë të re amerikane, duke pretenduar se e kishte humbur të parën. Sipas FBI-së, ai mendonte se përdorimi i pasaportës së vjetër me vulat britanike të refuzimit do të ngjallte dyshime. Në vitin 2018 ai kishte pranuar fajësinë, duke theksuar se ka gënjyer gjatë aplikimit për pasaportë si dhe për ofrim të mbështetjes materiale për ISIS-in./VOA

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono