Dënohen shqiptarët që drejtonin fabrikën e kanabisit

19:09 | 26/11/2018

Dy shqiptarë, të cilët drejtonin një fabrikë kanabisi janë dënuar me burg nga gjykata britanike. Adeljan Oshafi, 31 vjeç dhe Neim Bakia, 23 vjeç, u arrestuan 20 Tetor në qytetin Gloucester.

Secili prej tyre do të vuajë nga 20 muaj burg. Dy shqiptarët e kultivonin drogën në pesë dhoma të një pallati. Në brendësi autoritetet gjetën 963 bimë kanabis sativa, drita ngrohëse dhe pajisje të tjera që shërbente në rritjen e lëndës narkotike.

Vlera e drogës së kapur mund të shkonte nga 250.000 deri në 750.000 paund. Prokurori i çështjes, Jeremy Oliver e ka konsideruar punën e dy të rinjve shqiptarë si një ndër operacionet më të sofistikuara që ka parë ndonjeherë për ritjen e kanabisit në Britani.

Më herët në seancën dëgjimore për Adeljan Oshafin, avokatja mbrojtëse u shpreh se klienti i saj ishte thjesht “kopshtar” në ndërtesë duke nënkuptuar se ishte përfshirje e një niveli të ulët. Po atë seancë, shqiptari tjetër, 23-vjeçari Bakia nuk shfaqi pendesë duke pranuar rolin e tij në fabrikën e kanabisit./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono