Dënimi që rrënoi Skënderbeun, publikohen mesazhet misterioze

17:35 | 07/11/201917:350

Skënderbeu është bërë shembull nga UEFA, që e ka përjashtuar për 10 vite nga kupat e Europës dhe e ka gjobitur me 1 milion euro. Sportradar, kompania që punon për llogari të UEFA-s, që ka ndërtuar sistemin BFDS për parandalimin e basteve, së fundmi ka përfunduar nën akuzë në Itali.

Një i penduar ka folur për pagesa të bëra në dorë, si dhe pretendohet se nuk janë raportuar ndeshje të ndryshme të trukuara në Serie B. Kompania me seli në Zvicër ka hedhur poshtë gjithçka. Klubi korçar ka reaguar sot, teksa shkuan:  “Si ka mundësi që Skënderbeun duan ta “djegin” këto kompani dhe disa persona të cilët dyshohen dhe janë nën hetime për lidhje me mafien? Nga Sportradar, deri tek Presidenti i Federbet, i cili ka sulmuar personalisht Skënderbeun…”.

Korçarët ndërkohë kanë publikuar edhe linqet me lajmet e bëra publike në media të ndryshme në Itali. Skënderbeu nuk ndalet me aq, teksa ka akuza edhe për persona që kanë marrë pagesa për të dëshmuar.“Ka dhe nga ata që kërkojnë dhomave private prova kundrejt pagesave ilegale… Drejtësia nuk do të vonojë”, shkruajnë bardhekuqtë, që zbulojnë edhe disa mesazhe misterioze, pa bërë publik emra.

MESAZHET MISTERIOZE
“Të thashë që mund të fitojmë, por na duhen edhe më shumë prova kundër Takajt. Kur mund të takohemi?”
“Pra, na jepni prova që do të na ndihmojnë ne për ta varrosur atë”.
“Çfarë? Unë nuk kam ndërmend të flas derisa të vish dhe të diskutojmë për pagesën e provave”.

/abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono