Denaj pas tërmetit: Të kontrollohet sigurimi teknik i ashensorëve

11:30 | 24/09/201911:300

Sigurimi teknik i ashensorëve të dëmtuar si pasojë e tërmetit të ndodhur pak ditë më parë duhet të bëhet sa më shpejt. Apeli vjen nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, e cila bashkë me kryeinspektorin e Inspektoriatit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut Lavdrim Sahitaj monitoruan situatën në terren. 

Pas tërmetit që goditi vendin të shtunën, Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut i ka kërkuar kompanive përgjegjëse të bëjnë një rivlerësim të gjendjes së ashensorëve në Tiranë dhe Durrës.

“Kemi komunikuar me të gjithë administratorët e njësive kryesore, siç janë qendrat  e bizneseve, spitalet dhe vendet që janë të mbipopulluara nga qytetarët. Kemi pare një angazhim të kompanive, të cilat kanë instaluar dhe janë përgjegjëse për ashensorët. Me këtë rast dua t’i bëj thirrje edhe një herë njësive vendore dhe të gjithë administratorëve që pas tërmetit të bëjnë të mundur një rivlerësim tëashensorëve, te kompanitë që janë përgjegjëse për këtë pjesë”.

Ndërsa ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj paralajmëroi ndryshime ligjore për të rritur elementet e cilësisë së  certifikimit sa i përket sigurisë së ashensorëve.

“Ka elementë sigurie shtesë që gjithnjë duhet t’i vlerësojmë, pasi ka investime të cilat mund të jenë bërë shumë vite para dhe kërkojnë të rishikohen mbi nevojën për të rritur cilësinë. Për të gjitha kompanitë, ato të ndërtimit dhe kompanitë që instalojnë dhe monitorojnë ashensorët, certifikimi sipas standardeve të BE-së është një kusht”.

Një projektvendim i posaçëm për këtë çështje sipas ministres Denaj shumë shpejt do t’i kalojë për miratim Këshillit të Ministrave./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono