Dëmtohet ura në Fushë Krujë, banorët kalojnë në një pasarelë të improvizuar

14:20 | 08/07/201914:200

Mijëra banorë të Fushë Krujës kalojnë lumin përmes një pasarele të ndërtuar përkohësisht nga bashkia, ngaqë në urën e vjetër por bëhen investime. Por njerëzit kanë frikë se mos pësojnë ndonjë aksident pasi ura e improvizuar lëkundet gjatë gjithë kohës.

Aq shumë njerëz kalojnë mbi këtë urë të improvizuar saqë gjatë gjithë kohës ajo lëkundet sikur do të këputet. Mori këmbësoresh prej ditësh lëvizin përmes kësaj pasarele në qytetin e Fushë Krujës.

Ata i tremben këtij investimi të përkohshëm të bashkisë, por është e vetmja mundësi për lëvizje. Numri i popullatës që qarkullon në çdo orë të ditës si duket nuk është marrë parasysh.

Ndaj të gjithë shpresojnë të mos ndodhë ndonjë aksident.  Ura e madhe i është nënshtruar rikonsturksionit për zgjerimin e saj.

Me kalimin e viteve ajo kishte pësuar dëmtime në të gjithë strukturën e saj. Vërshimi i lumit në kohë reshjesh e ka gërryer dhe deformuar në vazhdimësi. Deri në përfundimin e saj, banorët e Fushë Krujës luten që pasarela të mbahet./ABC News Albania 24/7 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono