Dëmtim i procesit zgjedhor në Kosovë, prokuroria kërkon dënime me burg për 18 persona

15:31 | 20/11/201915:310

Prokuroria e Shtetit në Kosovë ka ngritur akt-akuza ndaj 18 personave që kryen vepra penale gjatë ditës së zgjedhjeve në Kosovë.  Ata akuzohen për cënim të lirisë të votuesve, parandalim të ushtrimit të së drejtës për të votuar dhe cënim të fshehtësisë së votimit.

Prokuroria e shtetit në Kosovë ka ngritur 14 aktakuza ndaj 18 personave në të gjitha rajonet e Kosovës në lidhje me shkelje të ligjit gjatë procesit zgjedhor të 6 tetorit.

Zëdhënësi Ekrem Lutfiu i tha medias në ata akuzohen për cënim të përcaktimit të lirë të votuesve, parandalim të ushtrimit të së drejtës për të votuar dhe cënim të fshehtësisë së votimit.

Shumica e akt-akuzave janë ngritur në Gjakovë. Lutfiu tha se Prokuroria po heton edhe zarfat e ardhura nga Serbia, nga të cilët, disa janë marrë si provë materiale për t’u dërguar për ekzaminim më të detajuar.

Përfaqësues nga shoqëria civile kërkojnë që ata që bëjnë shkelje gjatë procesit zgjedhor të marrin dënime maksimale nga drejtësia. Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha se politika e dënimeve jo të përshtatshme, ka ndikuar që komisionerët të vazhdojnë të manipulojnë me vota edhe në zgjedhjet e 6 tetorit.

Sipas tij deri tani asnjëherë nuk janë dënuar ata që i kanë nxitur komisionerët që të bëjnë vepra penale gjatë zgjedhjeve, qoftë liderët e partive politike apo edhe sponzorizuesit e fushatave zgjedhore të tyre.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2017 Prokuroria e Shtetit kishte ngritur gjithsej 23 kallëzime penale për keqpërdorim në zgjedhje ku u përfshinë 27 persona./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono