Dëm 9 miliardë lekë me TVSH-n/ Në pranga 6 biznesmenë, 5 të tjerë në kërkim

20:09 | 24/01/201820:090

Gjashtë biznesmenë kanë rënë në pranga mbrëmjen e sotme në Tiranë, e 5 të tjerë janë shpallur në kërkim. Ata akuzohen për mashtrim me skemën e TVSH-së duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 9 milionë dollarësh.

Gjashtë biznesmenë janë vënë në pranga dhe pesë të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen se nëpërmjet mashtrimit me skemën e TVSH-së kanë shkaktuar një dëm prej 9 milionë dollarësh nga kreditimi. Arrestimet janë kryer pasditen e së mërkurës nga policia ne kuader te operacionit te koduar “Situacioni”. Veprimet policore janë kryer pasi Gjykata e Rrethit Tiranë firmosi kërkesat e bëra nga prokurori Ndini Tavani. Biznesmenët e vënë në pranga dhe ato të shpallur në kërkim mësohet se operojnë në fushën e ndërtimit, karburanteve etj. Për 11 biznesmenët për të cilët është prerë fleta e arrestit, por edhe për të tjerë që janë nën hetim dyshohet se lëshonin fatura tatimore fictive. Personat për të cilët është prerë fleta e arrestit dyshohet se kanë rregjistruar subjekte tregtare në mënyrë fiktive, pa asnjë lloj aktiviteti, me qëllim tërheqjes e blloqeve Tatimore të TVSH-së, duke lëshuar fatura TVSH-je shitje fiktive për subjekte të treta.

Administratorët e këtyre subjekteve në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë krijuar një skemë mashtrimi me TVSH-në, ku janë përfshire një numër i madh subjektesh.
Veprimet Hetimore dhe Proceduriale kanë dokumentuar veprimtarinë kriminale që të keto persona kryenin duke përfituar nga shitjet fiktive dhe duke bërë të mundur kreditimin e TVSH-së në blerje.

Prej disa ditësh në prokurori janë referuar dosjet për 54 subjekte tregtare me 72 autorë. Këta subjekte janë gjetur me shkelje gjatë një kontrolli të ushtruar nga tetori deri në dhjetor të vitit të kaluar nga ana e prokurorive të rretheve në bashkëpunim me drejtoritë e hetimit tatimor. Qëllimi i këtij hetimi ishte evidentimi dhe penalizimi i subjekteve tregtare qe kryenin veprime në shkelje me ligjin./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono