Delvinë, burri digjet brenda në makinë, shpëton gruaja

21:54 | 10/08/201921:540

Një ngjarje horror ndodhi mbrëmë në fshatin Vllahat të Delvinës. Një person u dogj brenda në makinë, kurse gruaja e tij mundi të shpëtojë dhe ndodhet ne spital. Viktima është Albert Caushi dhe e plagosura Merita Muja 44-vjeç. Makina me të cilën çifti nga Fieri po udhëtonte nga Saranda në drejtim të Delvinës mori flakë në lëvizje  pranë vendit të quajtur “Karahaxh”.  Drejtuesi në këtë moment humbi kontrollin duke dalë nga rruga dhe përfundoi në  kanal. Burri nuk mundi të dalë nga makina duke u djegur, pasi dera e “Renault Mégane”-it u bllokua në momentin që përfundoi në kanal.  Gruaja doli dhe u dërgua  nga kalimtaret dhe drejtuesit e tjerë te makinave. Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i zjarrit ishte impianti i gazit që ishte instaluar në makinën tip “Renault Mégane” dhe që ka shpërthyer./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono