Del Bosque: Spanja në duar të sigurta! Reali? S’dua të bezdis asnjë

14:02 | 19/09/201914:020

Vicente del Bosque ka marrë një çmim “Universidad de Alicante” dhe normalisht mediat e pranishme aty e kanë ngacmuar edhe në lidhje me futbollin. Spanja ishte një nga temat për të cilat ish-trajneri i Realit të Madridit dhe kombëtares së tij foli, por me rezerva.

“Nuk dua të flas shumë por ka pasur një ndryshim të trajnerit, nga Luis Enrique te Roberto Moreno. Mendoj se jemi në duar të sigurta. Nuk është e nevojshme të keni qenë një lojtar i shkëlqyer për të qenë trajner. Nuk ka një lidhje direkte. Gjithashtu nuk është keq që të jetë trajner dikush që ka qenë lojtar. Asgjë nuk ndodh rastësisht dhe federata ka bërë një punë të mirë”, ka thënë mes të tjerash Del Bosque.

Kur pyetet për Realin e Madridit, që një natë më parë u mposht 3-0 nga francezët e PSG, ish-trajneri deklaron: “Nuk dua të shprehem, nuk dua të bezdis asnjë me mendimin tim, sidomos në një moment të tillë”. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono