Dekreti i Metës përplas Pezën dhe Bejten në “Byro Politike”

21:16 | 12/06/201921:160

A do shkarkohet Meta? Kjo ishte tema e debatit këtë të mërkurë në emisionin “Byro Politike” të Juli Xhokaxhi. Por gjatë diskutimeve mes të ftuarve pati një debat mes gazetarit Andi Bejtja dhe analistit Alfred Peza.

Pasi Peza akuzoi Arjon Sulon dhe Andi Bejten se po mbronin veprime anti-demokratike, ky i fundit u kundërpëgjigj duke iu drejtuar moderatores së emisionit dhe duke i kërkuar që të mos e ftojë më me eksponentë partie përballë gazetarëve.

Alfred Peza: Si ka mundësi që ju duartrokisni anti-sistemin, anti-ligjin, anti-kushtetutën dhe veprimet anti-sistem politik dhe demokratik.

Andi Bejtja: Fredi ç’domethënë kjo. I ke fut kasetën.

Alfred Peza: Ju po i thurni himne ndërkohë që gjithë bota demokratike, Uashingtoni, Brukseli, Berlini gjithë njerëzit e përgjegjshëm nuk e pranojnë. Ju thoni rroftë paligjshmëria. Bravo ju qoftë.

Andi Bjetja: Po ta them ty si vërejtje, ja kam thënë dhe Fevziut. Mos na ftoni me eksponentë të çfarëdo partie qoftë përballë dy gazetarë. Atij i matet koha, mua s’ma mat njeri. Ai ka futur kasetën.

Alfred Peza: Bejte fare, unë s’ju ndërpreva fare.

Andi Bejtja: Nuk është e drejtë fare. Ti ke synim politik, unë s’kam.

Alfred Peza: Unë kam synim të qartësoj pozicionin.

Andi Bejtja: Ti s’le, ti krahason Trump-in me këtë situatë tani.

Alfred Peza: Me çfarë të krahasoj? Me Ilir Metën që firmos gjëra anti-kushtetuese. Me kë ta krahasoj? Ma jep ti shembullin analog?

Andi Bejtja: Mos bëj krahasime naive tani, mos u bëj qesharak.

Juli Xhokaxhi: A mund t’i bëjë Rama zgjedhjet me një dekret të çdekretuar të Presidentit dhe a ka kuptim që Meta të caktojë datë zgjedhjesh pa pasur një marrëveshje?

Alfred Peza: S’bëhen gjërat me dëshirë.

Andi Bejta: Nuk kishte si t’u shikonte kështu kjo e Presidentit. Kemi një kohë politike. Nuk jemi në Amerikë që zgjedhjet janë javën e parë të Nëntorit. Mund të bëjmë një datë tjetër që është prapë brenda rregullit. Unë nuk e di, nuk jam jurist. Mund të shpallim datën tjetër, mund të shpallë javën e parë të Korrikut.

Alfred Peza: Jo pra jo.

Andi Bejtja: Duro ta mbaroj, nuk jemi koha politike çdo katër vjet nuk është eksploruar. Nuk jam jurist. Nëse situata shkon si po shkon fjalët kanë mbaruar, fjalë nuk ka më.

Juli Xhokaxhi: Por çfarë ka?

Andi Bejta: Do kemi një lloj përplasje civile mos e diskuto. Duket fjalë e rëndë, më vjen zor ta them, po mendohem 100 herë ta them, por tek kjo jemi dhe fjalët nuk kanë më efekt. Për këtë ditë u mundua Presidenti dhe dy njerëz që kanë dy pare në kokë që të mos vinte kjo ditë./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono