Deklaratat e Palmer, ish-deputetet e opozitës: Nuk prisnim diçka ndryshe

20:34 | 10/04/2019

“Qeveria është legjitime”. Kjo ishte deklarata ditën e martë e zv/ndihmës sekretarit të shtetit, Matthew Palmer, i cili gjithashtu dënoi djegien e mandateve nga ana e opozitës, duke qëndruar në të njëjtën linjë me Bashkimin Europian.

Ndërkohë ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, e ftuar në emisionin “Byro Politike” ka deklaruar se nuk priste diçka ndryshe. Sipas saj, turi i Palmer ishte i paralajmëruar dhe nuk pritej që të vinte dhe të zgjidhte krizën.

“Jo në fakt, ndihemi bashkë me njerëzi. Shumicë kundër pakicës. Nuk prisnim diçka ndryshe. Turi i Plamer ishte i paralajmëruar. Askush nuk shpresonte që të vinte të zgjidhte krizën. Dhe ne nuk kemi pritur një njeri që të zgjidhë krizën. Ne i mirëpresim. Diçka që ranë dakord palët është që qëndrimi i tij është i njëjtë me raportin e DASH që ka dalë më parë dhe konfirmon të gjitha kauzat e opozitës”, tha Tabaku.

Në të njëjtën qëndrim ishte dhe ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha. Sipas saj, djegia e mandateve nga ana opozitës nuk do të mbështetet nga ndërkombëtarët për shkak se krijon precedent. Mirëpo për Gjoshën, Palmer ra plotësisht dakord për të gjitha çështjet që ngre opozita.

“Detajet janë bërë dhe publike dhe nga deklarimet publike të LSI-së dhe nga ana tjetër. Vizita e Palmer ishte e pritshme në kuadër të një turi ballkanik, ku nuk pritej të kishte një formulë zgjidhje. Unë nuk pres që ndonjë nga ndërkombëtarët të mbështesë djegien e mandateve. Është një precedent që mund të përsëritet nga vendet e tjera të rajonit dhe ato me demokraci të brishtë. Edhe në takimin me LSI me të vërtetë nuk mund të pranohet precedenti, por bihet dakord 100% për të gjitha çështjet që ngre opozita. Këtu kemi çdo ditë fenomene që vërtetojnë akuzat e ngritura nga opozita”, tha Gjosha./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono