Deklaratat e Agim Kajmakut se nuk ka qenë i arrestuar në Greqi dhe beteja e tij për pafajësi

13:33 | 29/10/201913:330

Kryebashkiaku në detyrë i Vorës, Agim Kajmaku në kohën kur Partia Demokratike denonconte nga selia blu veprat e kryera prej tij në Greqi deklaronte se nuk ka qenë kurrë i arrestuar më parë. Përmes qëndrimeve publike, Kajmaku ka mohuar vazhdimisht një ndalim apo masë tjetër ndaj tij në kohën kur ka jetuar në shtetin grek, ndërkohë që personalisht kishte nisur betejën për të fituar pafajsinë. Pikërisht për këtë mosdeklarim të arrestimit të tij, Prokuroria i ka kërkuar KQZ-së t’i heq mandatin kryebashkiakut të Vorës.

Kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku nuk përbën ndryshim nga ish-zyrtatë të tjerë që kanë rënë në rrjetën e dekriminalizimit kur bëhet fjalë për reagimin që ka përballë akuzave për dënime të padeklaruara. Në kohën kur Partia Demokratike çdo ditë publikonte dokumenta që e implikonin Agim Kajmakun në vepra penale në Greqi nën identitetin Jorgo Toto, ky i fundit përbetohej në rrjetet sociale se nuk kishte qenë kurrë i dënuar në Greqi.

“Tellalli i PD u mor me mua prape sot, po s’ka problem se e vërteta vonon po nuk harron. Unë paskam urdhër arresti në Greqi dhe hykam e dilkam sa herë dua! Ja ku e kam që kam hyrë e kam dalë nga Greqia para se të dilte emri kandidat. E vërteta ime do vërtetohet siç e kam thënë, po jo nga limoni i shtrydhur i PD po nga autoritetet. Unë s’jam arrestuar dhe s’jam dënuar në Greqi po kam bërë punë me emër tjetër si gjithë shqiptarët. Po të isha në kërkim s’do hyja dhe dilja sipas qejfit!”

Por ndryshe nga reagimet e tij publike, Kajmaku në shtetin grek pas denoncimeve të PD nisi menjëherë procesin gjyqësor për të mbyllur hesapet për veprën e falsifikimit të monedhave për të cilën ishte arrestuar në 13 janar 2003. Në shtator të këtij viti kryebashkiaku i Vorës mori pafajësi nga Gjykata e Janinës. Por a do ta shpëtoj ky vendim Agim Kajmakun? Prokurori Arben Kraja në shkresën që ui ka drejtuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve i ka kujtuar këtij institucioini se drejtuesi i Bashkisë së Vorës përfshihet në përcaktimet e pikës 3, gërma “ç”, kreu III,  i vendimit nr.17/2016 të Kuvendit të Shqipërisë.

“Vendimi nr.17/2016 i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë “Për përcaktimim e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin Nr.138/2015.Vendimi Nr.17/2016 i Kuvendit ka miratuar Formularin e Vetëdeklarimit, sipas formatit të përcaktuar në Kreun III-të të tij. Ndërkohë në Kreun III-të, pika 3, gërma “ç”, thuhet se “pasyqyrimi i të dhënave të pavërteta, të paplota, dhe të pasakta në të, passjell përjashtimin e menjëhershëm dhe në çdo kohë nga kandidimi/zgjedhja/emërimi apo nga funksioni publik”.

Në një rast të ngjashëm me këtë të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajamaku, KQZ i ka hequr mandatin ish-deputetit Dashamir Tahiri i cili edhe pse ishte dënuar për përdorim të parave të falsifikuara në Itali nuk e kishte deklaruar këtë fakt në formularin e dekriminalizimit. /ABC News Albania 24/7

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono