Dëgjesat për buxhetin 2019, Veliaj: Votat jepjani vetëm PS-së

15:17 | 09/11/2018

Dëgjesa e radhës për buxhetin e 2019 për kryebashkiakun e Tiranës, Veliaj ishte te njësia 9. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët e kësaj njësie, Veliaj foli për investimet e kryera deri më tani, projektet e reja dhe nuk harroi të kërkonte edhe votat për PS në zgjedhjet e ardhshme për kreun e Bashkisë.

Stacioni i radhës i turit të dëgjesave me qytetarët për buxhetin 2019 i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ishte ai në njësinë nr. 9. Në fjalën e tij Veliaj tha se njësia nr 9 ka pasur fatin të ketë investime dhe projekte mjaft të mëdha dhe transformuese duke përmendur ato në lumin e Tiranës dhe Bulevardin e Ri.

Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë Tiranë: “Fakti që kemi kaluar tre stinë vjeshte dhe dimri pa përmbytje, do të thotë se problematika me lumin e Tiranës është si ‘përrallë nga e kaluara’”, tha ai. Sipas tij, është drejt përfundimit edhe një nga investimet më të rëndësishme për qytetin, projekti i Bulevardit të Ri. “Bulevardi i Ri ka pësuar ndoshta transformimin më të madh në këto 3 vite, jemi thuajse afër fundit”.

Një tjetër lajm i mirë sipas Veliajt për njësinë 9 dhe gjithë kryeqytetin është edhe rivendosja dhe risitë e linjës së trenit

“Lajmi i mirë që na erdhi nga Edi dhe Damiani është se do t’i rikthehemi trenit të Tiranës, aty ku ka qenë stacioni i trenit. Risia është se do të kemi një tren elektrik në Tiranë. Kemi zgjedhur një tren hibrid, i cili do të punojë me karburant pasi lë Tiranën, por sa hyn në Tiranë, do të punojë me energji elektrike”.

Në turin e dëgjesave për buxhetin 2019 kryebashkiaku Veliaj shfrytëzoi rastin për të kërkuar votën në zgjedhjet e ardhshme.

“Kur të vijë koha e zgjedhjeve, duhet me e pyet opozitën: – Ore ku ishit ju? Kemi bërë shumë, imagjinoni sa shumë mund të bëjmë nëse PS do të ketë shumicën dërrmuese në Këshillin Bashkiak. Që punët të ecin pak më shpejt na duhet të na jepni votat për PS, siç keni bërë për kandidatin”.

Krahas përmirësimit të infrastrukturës së përgjithshme, asaj të edukimit dhe arsimit në kryeqytet sipas Bashkisë së Tiranës i është kushtuar vëmendje edhe mbështetje atyre që kanë më shumë nevojë për përkujdesje dhe përkrahje,duke përmendur vizitat mjekësore okulistike falas nga mjekë të huaj, në disa prej qendrave sociale të Bashkisë./abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono