Degët më të pëlqyera nga studentët, INSTAT: Biznes, administrim dhe ligj

15:30 | 17/05/2019

Të studiosh për ekonomi apo drejtësi vijon të jetë tendence në Shqipëri. Ndërkohë që degët e mësuesisë kryesisht në shkencat ekzakte nuk po ngjallin interes tek të rinjtë.  Instituti i Statistikave vëren se vjet vetëm 4.3% e studentëve janë diplomuar në këto programe studimi.

Biznes, administrim dhe ligj duket se janë degët më të pëlqyera nga të rinjtë shqiptarë.  Vitin e shkuar në këto programe sipas Institutit të Statistikave u diplomuan 28.4% e studentëve në vend.

Ndiqen nga degët  që ofrojnë njohuri në shëndet e mirëqenie me 14% të të diplomuarve dhe nga shkencat sociale, gazetaria dhe informacioni ku kanë përfunduar universitetin 10.3% e  studentëve.

Interes duket se nuk po vijojnë të ngjallin degët e shërbimeve me numrin më të ulët të të diplomuarve në vend, vetëm 2.7% . Ato që kanë lidhje me bujqësinë, por dhe programet e studimit për mësuesi të shkencave të natyrës e matematikes ku në vitin 2018 kane përfunduar universitetin 4.3% e studentëve.

Instituti i Statistikave vëren një rënie të numrit të diplomuarve me 3% krahasuar me vitin 2017.

Nga rreth 34 mijë e 300 te rinjtë që kanë mbyllur universitetin 63.3% janë femra  dhe 36.7%  ndërkohë më shumë se gjysma kanë përfunduar vetëm ciklin e parë të studimeve./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono