Dëborë në Itali, mijëra automjete të bllokuara

12:55 | 03/02/201912:550

Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar një sërë problemesh në Itali, sidomos në veri të vendit ku në një autostradë u krijua një radhë automjetesh 16 kilometra e gjatë.

Disa mijëra automjete mbetën të bllokuara në një radhë të gjatë në autostradën A22, në veri të Italisë dhe u desh ndërhyrja e ekipeve të emergjencave për të shpëtuar qindra persona që kishin mbetur për orë të tëra në makinat e tyre. Radhët në aksin që lidh rajonet veri-lindore të Italisë me Austrinë arritën deri në 16 kilometra, deklaroi një zëdhënës i ekipeve të emergjencës pranë provincës së Bolcanos. Ai tha se numri i saktë i automjeteve ishte vështirë të përcaktohej, por nënvizoi se ato ishin disa mijëra. Makinat e zjarrfikësve u përdorën për të evakuuar rreth 200 persona që ishin në gjendje nevoje, pas orësh të tëra bllokim në temperatura nën zero. Për shkak të motit të keq shumë mjete të tonazhit të rëndë, që nuk ishin të pajisura me zinxhirë, humbën kontrollin dhe bllokuan qarkullimin. Pa harruar këtu se një ortek dëbore përfshiu autostradën mëngjesin e së shtunës, por për fat të mirë në atë moment në aksin rrugor nuk ndodhej asnjë makinë. Trafiku filloi të lehtësohet mbrëmjen e vonë të së shtunës, por shumë mjete mbetën sërish të bllokuara. Për fat të mirë në gjithë atë acar nuk u regjistruan viktima./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono