Debati për teatrin, Meta: Nuk kam asnjë koment për reagimin e Veliajt

16:59 | 30/07/2018

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nuk ka pranuar të komentojë deklaratën e kryebashkiakut Erion Veliaj. Çdo pyetje që i drejton, kreu i shtetit sugjeron që t’i drejtohen Kushtetutës, aty janë të gjitha përgjigjet për mosdekretimin e ligjit për Teatrin e ri Kombëtar.

E akuzuan si sabotator meqë vendosi të mos pranojë prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar, por duket se kjo nuk e shqetëson aspak Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

“Nuk kam asnjë koment për reagimin e Veliajt. Cilido që ka vërejtje për kthimin e ligjit të teatrit, e ftoj t’i referohet faqes zyrtare të Presidentit të Republikës, pasi jam i sigurt se argumentet e dhëna bazohen vetëm në Kushtetutë, marrëveshjet ndërkombëtare të detyruara për zbatim, si dhe legjislacionin në fuqi, duke vënë në plan të parë interesin kombëtar dhe publik”.

Me të njëjtin ton flet edhe për ndarjen e mazhorancës dhe opozitës përballë magjistratëve të rinj që mbetën thjesht në letrat e Kuvendit të Shqipërisë.

“Nxitja e konfliktit nuk i shërben reformës në drejtësi. Vendi ka nevojë për reformë që të bazohet tek pavarësia e insitucioneve të reja dhe integriteti i krijimit të tyre. Dialogu, mënyra e vetme për të zgjidhur çdo çështje në mënyrën më transparente dhe me integritet”.

Në këndvështrimin e Presidentit të Republikës, dialogu duket se mungon edhe për çështje të tjera të rëndësishme si bllokimi i punës në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono