Debati për heronjtë, Tufa: Janë glorifikuar persona që i kanë shërbyer sigurimit të shtetit

17:50 | 04/11/201917:500

Ekspozita me portretet e heronjve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka ngjallur debate. Agron Tufa thotë se mes këtyre figurave ka personazhe që i kanë shërbyer sigurimit të shtetit. Drejtori i arkivit të shtetit Ardit  Bido thotë se specialistët kanë respektuar listën e propozuar me personalitetet që e kanë titullin “Heroi i  Popullit”.

100  heronj prej 3500 që mbajnë këtë titull janë ekspozuar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit  në kuadër të 75 vjetorit të çlirimit. Drejtori i Institutit të krimeve të komunizmi Agron Tufa thotë se mes personave të zgjedhur, ka nga ata që i kanë shërbyer sigurimit të shtetit. Apo nga ata të cilët janë vrarë pas luftës.

Drejtori i Arkivit të Shtetit  Ardit Bidon thotë se ekspozita është realizuar nga Arkivi i Shtetit, ndërsa lista  është propozuar nga Komisioni Shtetëror i Festimeve.

Tufa thotë se dekorimi i Bulevardit Dëshmorët e Kombit i ngjan një profanie dhe kjo është një forme provokuese nga ana e organizatorëve.

Përveç emrave, Tufa kundërshton edhe formën e nderimit të të rënëve në luftë. 

Tufa thotë se në mes të këtyre heronjve ka nga ata që janë vrarë pas luftës dhe ata të cilët janë vrarë në luftë, por në përpjekje të hapjes së genocidit dhe ndezjes së luftës civile.

Histriani dhe Drejtori i Akademisë së Studimeve Albanologjike Maringlen Verlin Maringlen është i mendimit se prezantimi i i heronjve dhe i figurave të tilla kërkon një analizë të hollësishme para se të publikohen.

Tufa thotë se nuk është kërkuar institucionit asnjë mendim apo dokument.

Ndërsa  Ardit Bido si historian thotë se ka ardhur koha që të analizohen titujt e heronjve.

Ndërkohë që drejtori i Arkivit të Shtetit Ardit Bido thotë se ka emra të cilët nuk duhet të jenë. 

 Figurat e 100 heronjve do të prezantohen deri në fund të nëntorit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono