Debati në KQZ, Biba: Zguri ndryshoi qasje, kërkesa nuk ka bazë ligjore

20:45 | 05/07/2019

I pyetur në lidhje me debatin e zhvilluar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, nënkryetari i KQZ-së denar Biba shprehet se në fillim kryetari kërkoi hetim administrativ dhe më pas ndryshoi qasje duke kërkuara hapjen e kutive në të gjithë vendin. Sipas tij kjo kërkesë nuk ka as bazë ligjore dhe as morale, teksa jep shpjegimet për secilën.

“Kryetari e ka kërkuar edhe gjatë ditës së zgjedhjeve dhe ka kërkuar nisjen e një hetimi administrativ për të parë pse ka mospërputhje. Zguri duhet ta dijë më mirë se kushdo tjetër se në atë institucion ka që nga ’97, duhet ta dijë se informacioni nuk vjen në mënyrë elektronike. Kryetari kërkoi hetim, e kam mbështetur dhe kam thënë që të bëhet hetim me çka ndodhi në KQZ. Vetëm disa minuta më pas Zguri ndryshoi qasje dhe nga hetimi administrativ kërkoi hapjen e të gjitha kutive në rang vendi.

E di kur përfundon shpallja e rezultatit nëse hapen kutitë e votimit. Në tetor-nëntor. Kërkesa duhet të ketë moral dhe bazë ligjore. Kërkesa nuk ka bazë ligjore dhe nuk ka detyrim ligjor, nuk ka ansjë detyrim ligjor në kodin zgjedhor që të detyrojë a ngarkojë KQZ me detyrim për të dhënë informacion lidhur me pjesëmarrjen.

Te morali, Zguri që në fillim nuk i ka pranuar zgjedhjet. Dekreti i Presidenti vazhdon të jetë në fuqi dhe zgjedhjet janë nul për të. Këtu ka diçka që nuk shkon dhe tani kërkon të heqë njollën për një gjë që nuk ekziston sipas tij”.

I pyetur nëse e përjashton situatën ku komisionerë në terren të kenë futur letra në kuti më shumë se duhet, Biba shprehet se kjo do ishte vetëvrasje për ta. Ai nuk del dorëzanë për mbi 25 mijë komisionerë, por i beson llogjikes. Sipas tij nuk ka arsye për ta bërë një gjë të tillë se në ato bashki ku u kontestua rezultati, ishin bashki me një kandidat të vetëm.

“Fletëvotimi është tjetër gjë dhe pjesëmarrja tjetër gjë. Aq njerëz sa kanë marrë pjesë në votim duhet të korrespondojnë më numrin në momentin që mbyllet votimi, komisioni mbyll procesverbalin ku shënohet dhe shifra e pjesëmarrësve dhe fletëvotimeve që u përdorën nuk u përdorën, të vlefshme, të pavlefshme dhe libri origjinal dhe një kopje futen në kuti dhe mbyllet e nuk hapet asnjëherë. Kutia me vota rihapet, bëhet numërimi dhe del rezultati.

Dhe do ishte vetëvrasje për ata komisionerë, operacioni do kërkonte super organizim. Çdo veprim kërkon një arsye. Në 6 nga 7 bashkitë e kontestuar ku kishte probleme dukshëm mes votave dhe pjesëmarrësve ishin të gjitha bashki me një kandidat të vetëm. Ishte krejtësisht i panevojshëm shtimi i votave. Përputhshmëria e tyre është matematikisht e pamundur. Dhe mbi të gjitha kjo nxjerr në pah një tjetër paradoks.

Nuk e përjashtoj dhe nuk dal dorëzanë për mbi 25 mijë komisionerë, por besoj dhe te llogjika më thotë që ka qenë e panevojshme dhe këto materiale zgjedhore janë aty dhe në 3 muaj janë te arkivi i shtetit dhe çdo gazetar në respekt të informimit mund t’i aksesorë”. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono