Debate në Kuvend për vendimin e BE


14:29 | 28/06/2018

Kryeministri Rama theksoi sot në parlament se Shqipëria nis shumë shpejt përgatitjet konkrete për procesin e hapjes se negociatave Qershorin e ardhshëm. Rama akuzoi përsëri opozitën se ka punuar dhe punon kundër vendit. Ndërsa kreu demokrat Basha tha se Shqipëria nuk do të ketë datë për hapjen e negociatave përsa kohë të ketë në krye qeverinë e lidhur me krimin.

Edi Rama: “Për çfarë debatojmë ne me këta? Sinqerisht ne nuk kemi punë me këta se kemi mjaftueshmërisht punë për të bërë dhe në këtë stad të ri barra jonë është mjaft e rëndë dhe s’kemi pse i mbajmë këta në kurriz. Qershori nuk është pozitiv për ju. Është hija që ju ndjek dhe që do vazhdojë të ju ndjekë nga pas. Duhet të pajtohemi me këtë fatkeqësi: Nuk kemi opozitë. Opozitën e kemi në terren, në rrjetet sociale, opozitë kemi hallet dhe problemet e tyre. Këtyre ça t’u bëjmë? Është problem shumë i madh realisht, sepse jemi vetëm edhe qeveri, edhe në përpjekeje për të kuptuar sesi mund të bëjmë gjërat më mirë dhe me këtë kemi një shpëtim, njerëzit e thjeshtë që na votuan dhe që nuk na votuan. Me ta e kemi punën. Me këta mazallah! Asnjë debat, kohë e humbur në absurditet. Sot jam ftuar bashkë me kryeministrin e Maqedonisë për të shkuar në ditët e ardhshme në Bruksel për të filluar punën përgatitore, që është puna e të gjithë procesit analitik për hapjen e negociatave.  Këta më thonë jepni dorëheqjen. Do të flas edhe me Zaev dhe do t’ju kthejmë përgjigje, por kur të jemi pushim, d.m.th ka kohë. Ne themi kemi datën për negociatat, këta thonë jo. Në Korrik vjen delegacioni i Komisionit Europian për nisjen e procesit analitik. Vjen Qershori (për hapjen e negociatave), këtu do jemi”.

Lulzim Basha: “Qershori tjetër do të jetë edhe me keq se ky Qershor.E vërteta është se Këshilli Europian nuk do të vendosë sot për hapjen e negociatave. Vendimi për hapjen ose jo të negociatave do të shqyrtohet në Qershor 2019, sepse Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet, sepse Shqipërisë i janë shtuar kushtet, sepse kemi një krye-gënjeshtar si kryeministër. Kjo është arsyeja se pse Shqipërisë nuk i hapen negociatat. Ndaj Esat, Haxhi Qamil dhe Hamza Kastriot kemi një dhe vetëm një, ai është Edi Rama”.


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono