De Vrij: Nuk harrohet periudha me Lazion, ja kush është sekreti i tyre

18:16 | 14/02/202018:160

Lazio-Inter është supersfida e javës së 24-t në Serie A. Një finale e parakohshme për titullin kampion dhe një sfidë shumë e rëndësishme për të dy skuadrat dueli i së dielës në mbrëmje (20:45). Stefan De Vrij u aktivizua 4 sezone me bardhekaltrit përpara se të transferohej tek Interi.

Mbrojtësi holandez, i cili po zhvillon një sezon super në aspektin personal, ka kujtime të paharrueshme nga aventura me Lazion, vlerëson kampionatin e ish-shokëve të tij dhe cilëson trajnerin Inzaghi si personin kyç të ekipit në prononcimin e dhënë për kanalin youtube të Serie A.

Nuk e harroj kohën e kaluar te Lazio. Kam kaluar për mrekulli atje, fituam ndeshje të bukura si Superkupa dhe dy finalet e Kupës së Italisë. Gjithmonë jemi renditur në vendet e larta të tabelës. Ka qenë një periudhë e bukur në çdo aspekt. Lazio po kalon një moment të bukur, njësoj si Juventusi dhe Interi.

Gara për titull do të jetë shumë entuziazmuese. Nuk jam befasuar nga paraqitjet e bardhekaltërve, Inzaghi di të krijojë një frymë ekipi, është shumë i fortë në këtë aspekt. Janë një kundërshtar që nuk dorëzohen kurrë, kanë fituar shumë ndeshje në minutat shtesë. Lazio ka treguar shumë karakter, Inzaghi ka meritën kryesore“, thekson Stefan De Vrij. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono