De Biasi flet në prag të ndeshjes me Izraelin

16:18 | 07/09/201816:180

Gianni De Biasi ndodhet në Shqipëri për të ndjekur ndeshjen e kombëtares ndaj Izraelit. Ish-trajneri kuqezi flet për takimin e sotëm, dhe për shanset tona në grupin e Ligës së Kombeve.

Kaloi më shumë se një vit që nga largimi i tij.

Gianni De Biasi është sot një “ish” në kombëtare, ndonëse një “ish” i madh, ndërsa Shqipëria nuk ngjan aspak me atë që la ai.

Italiani me pasaportën shqiptare ka ardhur në Tiranë për të parë sfidën ndaj Izraelit në Ligën e Kombeve, por a e ka ndjekur ish-ekipin?

“Po e kam ndjekur gjithmonë kombëtaren sepse kam një lidhje shpirtërore me Shqipërinë. Ndeshja e fundit që ndoqa ishte ajo ndaj Kosovës që për fat të keq u humb në Zyrih”, thotë De Biasi.

Tre humbje radhazi në miqësore, për më tepër me lojë jo të mirë.

Problem i madh fakti se shumë lojtarë nuk luajnë sa duhet apo nuk luajnë fare në klubet e tyre.

“Loja do të vijë me kalimin e kohës. Nuk është e lehtë pasi duhet të gjejmë ekuilibrat, por kjo do të ndodhë kur të zgjidhet formacioni ideal. Natyrisht kjo do të varet nga ecuria e lojtarëve të ndryshëm në skuadrat e tyre. Edhe kur isha unë trajner kishte lojtarë që luanin pak, por kur vinin në kombëtare ndikoheshin nga fanela, takoni shokët e tjerë dhe jepnin kontribut të madh”, shprehet De Biasi.

Panuçi ka thënë se dëshiron të luajë në sulm.

A është e drejtë dhe e mundshme, sipas De Biazit?

“Të gjithë e kemi dëshirën për të luajtur në sulm, gjithsesi ndeshjet në sulm bëhen nëse ke mundësi t’i bësh. Bëhen nëse kundërshtari është më i dobët se ti apo se nuk është në një ditë të mirë. Por gjëja kryesore është të kesh ekuilibrat dhe të marrësh të gjitha përgjigjet e duhura nga lojtarët”, tregon ish-trajneri.

Agolli u la jashtë ndeshjeve miqësore.

“Tani është ndeshja e parë dhe ai u thirr në rolin e tij. Mendoj se është një lojtar i rëndësishëm së pari prej përvojës dhe së dyti sepse skuadrt formohen kur ka lojtarë të tillë seriozë”, thotë De Biasi.

Sonte Shqipëria luan ndaj Izraelit.

Si e sheh De Biazi këtë ndeshje, dhe si i sheh shanset në grup?

“E shoh mirë sepse ka përmirësim nga nndeshjet e tjera të humbura . Shumë lojtarë të rëndësishëm që ishin në Europian me ndoj se mund të jenë në fushë sot. Përsa i përket grupit në Ligën e Kombeve mendoj se është i kalueshëm. Nuk ka asgjë të lehtë apo të sigurt por Shqipëria mund të dalë e  para në grup”, shprehet De Biasi.

Pas aventurës së madhe në Shqipëri dhe dështimit në Spanjë, a ka ende dëshirë De Biasi të jetë trajner?

“Po, po. Kam dëshirë më shumë se më parë. Aq më tepër nuk bën pjesë në natyrën time të rri pushim. Shpresoj të gjej diçka sa më shpejt. Medoja se mund të shkoja te Polonia, por nuk arrita. Mendoj se Polonia është një skuadër shumë e fortë”, tha De Biasi./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono