David Silva zyrtarizon largimin nga City

20:30 | 26/06/201920:300

David Silva ka zyrtarizuar vendimin e tij për t’u larguar nga Manchester City fundin e sezonit te ardhshme. 33-vjeçari aktivizohet me qytetarët që prej vitit 2010 dhe është shndërruar në një prej futbollistëve më të pëlqyer pë tifozërinë vendase. Gjatë aventurës me “qytetarët”, David Silva ka fituar të gjithë titujt e mundshëm në Angli.

Sezoni i ardhshëm do të jetë i fundit për mua me skuadrën e Manchester City. Pas 10 viteve mendoj se ka ardhur koha për një ndryshim. Drejtuesit e skuadrës më ofruan rinovimin e kontratës për dy vite të tjera, por vendosa të luaj vetëm për një sezon. Përfundon fjalën e tij David Silva.

Futbollisti spanjoll ka qenë një pikë kyçe edhe tek kombëtarja e “Furisë së kuqe” ku ka fituar një kupë bote dhe dy tituj europian.  Mbetet e paqartë e ardhmja e mesfushorit spanjoll nëse do të pensionohet nga futbolli pas përfundimit të aventurës me City-n ose do të vazhdojë të luajë në një kampionat tjetër./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono