Daul: Ka shumë punë për të bërë që zgjedhjet të jenë të lira e të ndershme

11:26 | 08/03/201911:260

“Ka shumë punë për të bërë që zgjedhjet të jenë të lira e të ndershme”. Kështu u shpreh Presidenti i PPE Joseph Daul, gjatë takimit me një delegacion të udhëheqësve të rinisë të partive anëtare në PPE, në Ballkanin Perëndimor, ku është folur për aktualitetin në rajon dhe për perspektivat e rinisë për situatën politike. Sipas tij rinia pëson e para nga korrupsioni dhe e detyron atë të emigrojë.

“Takova një delegacion të udhëheqësve të rinisë të partive anëtare në PPE, në Ballkanin Perëndimor, për të folur për aktualitetin në rajon dhe për perspektivat e rinisë për situatën politike.

Rinia pëson e para nga korrupsioni sistematik dhe mungesa e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit ligjor, zhvillime që bllokojnë përparimin e suksesshëm të vendeve të tyre dhe e detyrojnë rininë t’i braktisin këto vende duke iu drejtuar emigracionit.

Por rinia është gjithashtu dhe një nga grupimet me të rëndësishme të alternativës së nevojshme: ne kemi nevojë për gatishmërinë, bashkëpunimin dhe dedikimin e tyre të plotë drejt paqtimit në rajon, nëse ne dëshirojmë që vendet e Ballkanit Perëndimor të vazhdojnë rrugëtimin e tyre demokratik dhe Europian.

Ne duhet të rivendosim besimin që ato kanë humbur tek institucionet demokratike në vendet e tyre dhe për përfaqësimin e tyre dhe interesit të tyre nga udhëheqësit e zgjedhur.

Mbi të gjitha, ç’ka ka të bëjë me gjithë rajonin, sa i përket zgjedhjeve, ka shumë punë për të bërë që ato të jenë më të vërtetë të lira, të ndershme dhe transparente”. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono