Darkë dhe njoftim i rëndësishëm, turqit tërhiqen për biletat

19:08 | 10/10/201919:080

Shqipëria do të luajë nesër kundër Turqisë në transfertë, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020. Sa i takon biletave për këtë sfida, pati disa polemika. Kuqezinjve i ishin premtuar 2500 bileta, por disponibël ishin vetëm 1500.

Megjithatë, sot është njoftuar nga FSHF se ka rifilluar shitja e biletave për sfidën kundër Turqisë. Më poshtë, është dhe njoftimi i FSHF-së për shitjen e biletave.

Njoftimi i FSHF-së: Rifillon shitja e biletave për ndeshjen Turqi-Shqipëri. Të gjithë tifozët kuqezi që dëshirojnë të sigurojnë një biletë për ndeshjen e nesërme, mund të shkruajnë nga ky moment në këtë adresë email-i: fshf@fshf.al ose të telefoni në këtë numër telefoni: +355698296604

DARKA – Përfaqësues të FSHF dhe Federatës Turke të Futbollit janë takuar mbrëmjen e sotme dhe si zakonisht është zhvilluar darka zyrtare para sfidës mes Turqisë dhe Shqipërisë. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono