Danilo Alvesh, i lumtur për kthimin tek Flamurtari


22:31 | 14/09/2018

Flamurtari e ka nisur shumë mirë këtë sezon në futbollin shqiptar, ndërsa skuadra e trajnerit Ilir Daja tashmë është bërë edhe më e fortë. Në ekip është rikthyer një futbollist i rëndësishëm.

Ka edhe një arsye më shumë për të shpresuar. Flamurtari e ka nisur shumë mirë sezonin, ndërsa për trajnerin Daja sapo ka ardhur edhe një tjetër përforcim, braziliani Danilo Alvesh. Sulmuesi është njohje e vjetër në Vlorë, pasi ka luajtur deri pak muaj më parë, duke shënuar gola, e duke qenë tepër i rëndësishëm për skuadrat e drejtuara radhazi nga Gentian Mezani apo Shpëtim Duro. Tani, ai do të jetë në dispozicion të Ilir Dajës.

Danilo Alvesh, futbollist i Flamurtarit: “U largova për 2 muaj, dhe jam shumë i lumtur që u ktheva këtu. Jam mësuar me Flamurtarin pasi kam luajtur edhe më parë dhe jam përshtatur me skuadrën, me qytetin dhe me Superligën. Më vjen mirë që sapo u ktheva shënova në ndeshjen e parë, në Kupë, dhe kjo vlen për besimin. Shpresoj që ndaj Skënderbeut të shënoj një tjetër gol”.

Flamurtari ka ndryshuar shumë që kur Alvesh u largua. Çfarë mendon sulmuesi brazilian, a mund të jetë skuadra vlonjate një nga pretendentet për trofe këtë sezon?

“Skuadra më duket shumë e fortë, shumë e mirë. Po ashtu. kemi një trajner shumë të zotin. Natyrisht që ky duket viti i duhur, dhe klubi me presidentin kanë bërë përforcime të mëdha. Shpresoj të fitojmë titullin, dhe do të luftojmë që të gjithë për këtë objektiv, për titullin”.

Flamurtari është në të njëjtën kuotë pikësh me Skënderbeun, në krye të Superligës, ndërsa këtë të hënë do të presë pikërisht skuadrën kampione në Vlorë, në kuadër të javës së katërt./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono