“Damiani ik”, Gjiknuri: Në pushtet të sjell vota (Video)

11:01 | 04/07/201911:010

Deputeti i mazhorancës Damian Gjiknuri deklaroi këtë të enjte se në pushtet të sjell vetëm vota e qytetarëve.

Gjatë replikës së tij ndaj deputetit të opozitës Ralf Gjoni, i cili kërkoi shkarkimin e Gjiknurit si bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore për shkak të përgjimeve, ish-ministri tha se çdo opozitë do armik ose qëllim për t’u bërë e rëndësishme.

Gjiknuri tha se është i gatshëm të propozohet si Presidenti për vetëzgjidhje, kur PD të shkojë në Komisionin për Reformën Zgjedhore.

“Meqë mu përmend emri dua të përmend dy gjëra. Siç duket, çdo opozitë për t’u bërë e rëndësishme do ndonjë armik ose ndonjë qëllim. Ata jashtë parlamentit kishin “Rama ik”, këta këtu na paskan dalë me “Damiani ik”. Harrojnë që në pushtet nuk të sjell as sistemi, as ligjërimi që thua këtu në mikrofon e të duket sikur thua gjëra të mençura, por të sjell vota. Megjithatë nëse vjen PD në Komision të Reformës Zgjedhore ne kemi thënë që dialogu nuk bëhet fjalë vetëm për ju, dialogu është edhe për opozitën jashtë parlamentare. Edhe ajo “të rrini si çeçot” do jetë ajo. Kur të vijnë ata patjetër nga “Rama ik”, “Damiani ik”, unë propozohem si Presidenti për vetëzgjidhje, nuk ka problem fare, kështu që mos kini merak”, tha Gjiknuri./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono