Dalin urdhrat e “falsifikuar” | Si shkarkoi Agim Kajmaku dy zyrtarët pas vendimit të KQZ?

17:04 | 11/11/201917:040

Ndërsa Prokuroria ka firmosur urdhër-arrestin për ish-kreun e bashkisë Vorë, Agim Kajmakun dhe policia është ende në kërkim të tij, ABC News ka siguruar urdhrat që Agim Kajmaku  ka firmosur ditën e shkarkimit nga KQZ.

Siç shihet në urdhrat zyrtarë, të firmosura nga ish-kreu bashkiak i Vorës, urdhri i lirimit nga detyra mban nr. 146, ndërsa urdhri për emërimin në detyrë mban nr. 92. Përvec kësaj edhe nr. i protokollit në shkresat e firmosura nga Kajmaku janë të një rendi jo të rregullt.

Ndërkohë, janë zbardhur edhe akuzat ndaj Kajmakut. Prokuroria ka firmosur arrestimin e tij me akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimit të formularëve” si dhe “ushtirmi të funksioneve pas dhënies fund të detyrës”.

Ashtu siç raportoi pak ditë më parë edhe Abc News, Kajmaku shkarkoi nga detyra dy zëvendësit e tij Hekuran Brahimaj dhe Laureta Omeri duke vendosur si të vetmin nënkryetar shefin e Kabinetit Gent Picari.

Sipas prokurorirsë, Kamjaku e ka ndërmarrë këtë veprim pasi ka mësuar se u shkarkua nga KQZ-ja duke i vendosur vendimit datën e një dite më parë./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono