Dalin pamjet e sherrit në mes të rrugës, i dashuri i Dua Lipës akuzohet për vjedhje

10:25 | 09/11/201910:250

Anwar  Hadid është fotografuar gjatë një sherri në publik me një burrë në Londër të premten, i cili e akuzoi modelin se i kishte vjedhur një kufje të iPhone-t.

Modeli amerikan, 20 vjeç, dukej tepër i acaruar duke diskutuar me Brian Clarke, i cili dyshonte se Anwar kishte gjetur njërën nga kufjet e tij, pasi i gjurmoi ato online me iPhone-n e tij.

Anwar  shfaqej i fyer nga akuza duke gjykuar nga shprehja e tij e fytyrës gjatë debatit intensiv që u zhvillua jashtë një kafeneje në Hampstead.

Nuk ka asnjë provë që modeli ka marrë kufjen e megjithatë personi që i akuzon thotë se ka prova të forta që ai dhe miku i tij e bënë:

“Ju tregova telefonin tim dhe aplikacionin ‘Gjej iPhone-n tim’ që tregonte se kufja ndodhej në vendin ku ndodheshin ata. Ai më tha që nuk ia kishte idenë. Unë nuk e njihja kush ishte. Dukej si një rrugaç”.

Burri thotë se sa herë që kërkonte kufjen e tij online, telefoni e drejtonte për të Anwar dhe miku  i tij.

Si përfundim ai mendon se ka qenë njëri nga djemtë që e gjeti kufjen që i kishte rënë nga xhepi dhe e mori. Pak më vonë Anwar publikoi një foto të mikut të tij me kufjen në vesh.


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono