Dalin pamjet e operacionit: Si e shpëtoi policia maqedonasin që u mor peng për 250 mijë euro në Tiranë

12:14 | 07/12/201912:140

Kanë dalë pamjet e operacionit të policisë së Tiranës gjatë paradites së sotme teksa shpëton nga pengmarrësit 23 vjeçarn nga Maqedonia Davor Velefski.

Ngjarja ndodhi në zonën e Farkës, Farkës mbi godinën e Kryegjyshatës në Tiranë.

Tre persona në bashkëpunim me njëri tjetrin morën peng shtetasin maqedonas Davor Velefski dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar një shumë prej 250 000 eurosh.

“Këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë hequr lirinë shtetasit maqedonas D. V., 23 vjeç dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar një shumë prej 250 000 eurosh. Dy persona, A. Xh., 41 vjeç, dhe  S. M., 42 vjeç, banues në Tiranë u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Heqje e padrejtë e lirisë” dhe “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasi: S. E., 50 vjeç, lindur dhe banues në Strugë/Maqedoni, beri me dije policia.

Ngjarja

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në lagjen “Ali Demi” pranë Kryegjyshatës Bektashiane ku dy persona, një 41 vjeçar dhe një 42 vjeçar fillimisht futen me forcë në makinë 23 vjeçarin nga Maqedonia Davor Velefski.

Pasi e kanë futur në makinë ata i kanë vendosur pistoletën në kokë duke i kërkuar 250 mijë euro.

Pasi është informuar për ngjarjen, policia është vënë në ndjekje të personave duke i arrestuar. Njëri prej tyre tentoi të largohej në këmbë me vrap, por pas një ndjekjeje të shkurtër efektivët e policisë kanë mundur ta kapin.

Të arrestuarit janë Abert Xhoka dhe Sokol Masha, të cilët tani akuzohen për veprat penale “Heqje e padrejtë e lirisë” dhe “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Atat hodhën poshtë akuzat pasi pretendonin se nuk ishte pengmarrje por se 23 vjeçarit i kishin bërë presion për kthimin e një borxhi.

Nga policia është proceduar dhe shtetasi tjetër maqedonas Subi Ethemi për moskallëzim krimi.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Goditet një rast i heqjes së padrejtë të lirisë dhe shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Lake”.

Vihen në pranga dy shtetas dhe një tjetër procedohet në gjendje të lirë.

Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.1, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative, zhvilluan operacionin policor të koduar “Lake” si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Heqje e padrejtë e lirisë” dhe “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, shtetasit:

– A. Xh., 41 vjeç, dhe S. M., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasi: S. E., 50 vjeç, lindur dhe banues në Strugë/Maqedoni.

Këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë hequr lirinë shtetasit maqedonas D. V., 23 vjeç dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar një shumë prej 250 000 eurosh.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono