FOTO/ Dalin pamjet e humnerës ku u rrëzua efektivi i RENEA-s

10:48 | 09/12/201910:480

Një oficer i RENEA-s ka rënë aksidentalisht nga lartësia duke thyer këmbët. Ngjarja ka ndodhur sot paradite në malin e Zorgjit në Dukagjin. Korespondeti i abcnews.al, Simon Shkreli tha se “oficeri Bledar Beluli ka rënë në greminë, teksa kishte dalë për alpinizëm”.

Mësohet se ai ka marrë plagë të rënda, në të dyja këmbët. Pritet helikopteri i shëndetësisë për ta transportuar në spitalin e Traumës.

Banorët thonë se e vetmja mundësi për ta shpëtuar atë është përmes nisjes së nje helikopteri, në të kundërt i rrezikohet jeta.

Ai u rrëzua rreth orës 07:30 të mëngjesit, ndërsa mësohet se një grup i FNSH Shkodër janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Për momentin pranë tij ndodhën banorë të zonës, të cilët e kanë të pamundur ta nxjerrin.

Ai ka rënë rreth 100 metër poshtë një shkëmbi në një terren tejet të thepisur që nuk lejon ecjen në këmbë dhe asnjë lloj veprimi tjetër.

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono