Dalin pamjet, dyshime se vëllai i deputetes pësoi infarkt para aksidentit

17:18 | 21/10/201917:180

Dalin pamjet e aksidentit fatal të vëllait të deputetes së Partisë Socialiste Blerina Gjylameti në tunelin e Krrabës. Elton Maçelli udhëtonte me shpejtësi të lartë rreth 140 km/h, ndërsa nuk përjashtohet mundësi që 37-vjeçari të ketë pësuar infarkt ose të ketë qenë në gjumë.

Këto janë çastet e fundit të udhëtimit me automjet të 37-vjeçarit Elton Maçolli.

Ai humbi jetën mbrëmjen e së shtunës, duke u përplasur dhunshëm me një kamion rreth 100 metra në dalje të tunelit nga Tirana për në Elbasan. Siç duket edhe në videon e siguruar nga ABC News, Maçolli qarkullonte me shpejtësi tepër të lartë.

Specialistët e qarkullimit rrugor pohojnë se 37-vjeçari udhëtonte me mbi 140 km/h duke humbur drejtimin e mjetit tip “Seat”.

Grupi hetimor nuk përjashton mundësinë që Elton Maçolli të këtë qenë në gjumë, ose të këtë pësuar infarkt pasi i riu nuk kryen asnjë manovrim për të frenuar apo për t’i shpëtuar përplasjen me mjetin e tonazhit të rëndë.

Mjeti ishte me benzinë dhe i përshtatur me impiant gazi. Ai ka shpërthyer në flakë, duke u djegur pothuajse plotësisht. Identifikimi i 37-vjeçarit u bë një ditë më pas për shkak të dëmtimeve të mëdha që kishte marrë nga flakët.

I riu, është vëllai i deputetes së Partisë Socialiste Blerina Gjylameti dhe punonte si pilot në bazën ajrore të Farkës./ABC News Albania 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono