Dalin në shitje bluzat e dizajnuara nga Dua Lipa, fitimet dhurohen për Shqipërinë

14:38 | 03/12/201914:380

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa është një prej këngëtareve më të njohura të muzikës pop. Ajo është duke mbledhur fonde për t’ju ardhur në ndihmë shqiptarëve.

Këngëtarja ka treguar se ka zgjedhur të mbledhë të ardhura nëpërmjet shitjes së bluzave që tregojnë edhe kauzën e vendit tonë.

Dua ka zbuluar edhe dizajnin e bluzës, e cila duket të jetë bërë me kujdes.

Në pjesën e pasme qëndron emri i këngëtares dhe më poshtë krijohet një rreth me fjalët : Pray for Albania (Lutuni për Shqipërinë).


Kjo bluzë shitet për 45 dollarë dhe vjen në sasi të limituar.
Me të ardhurat e grumbulluara Dua do të ndihmojë familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono