Dako të merrej në pyetje? Deputetja e PS-së: Fajin e kanë prokurorët

19:45 | 05/06/201919:450

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar regjistrime audio të “Dosjes 339/1”, pjesë e së cilës është grupi i Avdylajve të Shijakut. Në 6 përgjime audio të publikuara online dëgjohet Astrit Avdylaj, që sipas “Bild”, mbledh vota në favor të Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit, përpara zgjedhjeve të 2017-s.

E ftuar në “Mbrëmje Ide”, deputetja e PS-së Klotilda Ferhati, u shpreh se është drejtësia ajo që duhet të vendose për çështjen në fjalë. Madje ajo  theksoi se prokurorët duhet të kishin punuar për çështjen në fjalë dhe sipas saj asgjë nuk i ka penguar.

“Këto janë çështje të drejtësi dhe në bazë të ligjit dhe kuadrit ligjor, jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën, çështje të tilla janë objekt i hetimeve nga organet përkatëse, nga gjykatat. Lajme të tilla në media, apo investigime në gazetari, sado prestigjioze qofshin edhe media edhe gazetaria mund të shërbejnë si indicie për të nisur hetimet, për të zbardhur një të vërtetë, por nuk mund të jenë vendimtare për të përcaktuar të vërtetën në lidhje me çështjen” tha Ferhati.

Mirela Milori: Duke qenë njeri i ligjit mendoni se Prokuroria duhet të kishte thirru zotin Dako apo kryetarin e PS-së në Shijak?

Klotilda Ferhati: Që t’iu jap një përgjigje për këtë çështje më duhet të njoh dosjen. Më duhet të di se çfarë ka pas këtyre 5 rreshtave. Ka proceduara ligjore dhe prokurorët kanë në dorë të gjithë mekanizmat e tyre për të pyetur këdo që e çmojnë të rëndësishëm për të zbardhur një fakt apo një ngjarje. Nuk mendoj se e pengon ndonjë gjë në këtë drejtim. Unë mendoj se nëse zellin që kanë për të bërë këto scupet, ta harxhojnë për të bërë profesionin nuk do kishte fare situata të tilla sepse në fund të fundit edhe drejtësia i ka të qarta mekanizmat e veta. Fakti kur është fak dhe provohet askush nuk e kundërshton dot. Ama kur fakti rri kaq shumë kohë duke u bërë vorbull thashethemesh, vorbull opinionesh dhe e humb kuptimin e tij të vërtetë, edhe drejtësinë e kanë cenuar. Do doja nga të gjithë të bëjnë detyrën e tyre.

Mirela Milori: Prokuroria ka reaguar ndaj gazetarëve duke thënë nëse ju nxirrni informacionet dhe materialet që keni… nuk është puna jo të mos nxjerrim materialet. Puna është se nëse ne kemi materiale për të cilat prokuroria nuk punon, nuk është faji jonë dhe nuk do ngelemi ne pa i publikuar.

Klotilda Ferhati: Përgjegjësia për rrjedhje informacioni sipas ligjit i takon në radhë të parë atyre që punojnë në prokurori. Një hetim duhet bërë brenda institucionit dhe ata kanë detyrimin të parit./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono