Dako: Astrit Avdyli është simpatizant i PS

22:10 | 06/06/201922:100

Vangjush Dako ka deklaruar se Astrit Avdylaj është simpatizant i Partisë Socialiste. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, kryebashkiaku i Durrësit pranoi publikisht se e njeh Astrit Avdylajn, por deri në vitin 2016 nuk e ka takuar asnjëherë personalisht.

“Nuk e kam njohur kurrë Astrit Avdylajn. Deri në vitin 2016 nuk e kam njohur ndonjëherë fizikisht. Pas vitit 2016 e kam njohur siç njoh shumë njerëz në atë qytet. E di që ka qenë i dënuar. Është simpatizant i shpallur për të mbështetur Partinë Socialiaste. Nuk është me tesër. Është vetëm simpatizant i Partisë Socialiste në këto zgjedhje.

Keni 4 Avdylaj atje, dhe po t’i ndajmë secilin, Jasim Avdyli ka qenë mbështetës i Agron Dukës i Partisë Demokratike. Astrit Avdyli ka qenë mbështetës për të fituar Partia Socialiste. Unë di historinë e çdo qytetari të Durrësit. Ata kërkojnë të mbështesin në fushatë për të fituar”, deklaroi kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. /tvklan.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono