Daja: Ishte ditë “jo”! E ardhmja? Më kanë kërkuar shumë ekipe

19:31 | 02/11/201919:310

Sëmundja e vjetër e korçarëve vazhdon. Skënderbeu ka pësuar katër gola me Laçin në shtëpi dhe pas ndeshjes në emisionin “Gol pas Goli” ka folur në një lidhje direkte me trajnerin Ilir Daja.

NDESHJA – “Atëherë, ka qenë një ditë “jo” për ne. E kemi filluar ndeshjen me gol, pastaj me daljen e Dajës dhe me dy ndërrime të detyruara që në pjesën e parë, na penalizuan. Me kontingjentin që kemi në dispozicion, na e bëri të vështirë ndeshjen. Po ndodh e njëjta situatë, disavantazhi është goxha i rëndë për ekipin. Në kushtet që ndodhemi, duhen rezultate. Nuk më pëlqen fakti që kundërshtari vjen deri në zonën tonë pa asnjë problem. Duhet më shumë punë nga lojtarët tanë, disiplinë dhe përgjegjshmëri e madhe”.

KRASNIQI – “Sigurisht që Krasniqi nuk ishte në gjendjen e duhur. Luajtëm në pjesën e parë për 5 minuta me 10 futbollistë, pasi donim një konfirmim të saktë nga Krasniqi, nëse luan dot apo jo. Nuk është vetëm Krasniqi, e kam dhe me lojtarët e rinj. Ata duhet ta dinë peshën e fanellës së Skënderbeut. Kur të rikthehet Krasniqi në formën e duhur, do të jetë një plus shumë i madh”.

KONTIGJENTI – “Kemi bërë një fazë të parë të mirë, në raport me pozicionim që kishim në tabelë. Duhet të tregohemi të fortë në momentin që biem. Shpresoj të bëhemi të fortë të gjithë, duke filluar nga unë i pari. Brenda kemi cilësi, por cilësi të limituar, pasi nuk i kemi në të gjitha repartet. Kemi treguar dy fytyra deri më tani. Kemi mundësi për të shkuar përpara. Rezultati është kryesori për një ekip dhe nuk vjen në situata spontane.

DITA&POLLOZHANI – “Atëherë, për të parën, sigurisht që lojtarët duhet të japin maksimumin kudo që luajnë. Unë kërkoj që një ekip të jetë shumë agresiv, të bëjë presing që në zonën e kundërshtarit. Por kjo mënyrë loje na lejon shumë hapësira mbrapa dhe nuk jemi të pozicionuar mirë në mbrojtje, si dhe mesfushorët qendrore. Gjithsesi, kur Skënderbeu futet në fushë, nuk futet për të bërë presing difensiv, por për të luajtur përpara. Vetëm cilësitë e mëdha të kundërshtarit mund të na kthejnë mbrapa. Këtë ditë, ta përmbledhim thjesht si një ditë “Jo”.

E ARDHMJA – “Ka një të vërtetë brenda dhe është një vlerësim për mua që më kanë kërkuar shumë skuadra, si dhe Shkëndija e Tetovës. Unë do të vazhdoj të jem pjesë e Skënderbeut. Planet e mia nuk janë afatshkurtra, por për një të ardhme të gjatë. Unë jam i motivuar maksimalisht dhe duhet të jap shembullin e parë te Skënderbeu. Besoj se do të jem pjesë e Skënderbeut këtë sezon. Për ta përfunduar, do të vazhdoj të drejtoj këta djem deri në fund të sezonit. Kemi dhe mbështetjen e tifozëve dhe nuk do të dorëzohemi. Nuk jam penduar që kam qëndruar te Skënderbeu”, tha Daja./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono