Daçiç në KS të OKB: Situata në Kosovë as e qetë, as e qëndrueshme

12:00 | 15/11/2018

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç në fjalën e tij në Këshillin e sigurisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ka kundërshtuar propozimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për largimin e KFOR nga Kosova. Ai tha se situata aktuale në Kosovë nuk është as e qetë dhe as e qëndrueshme.

Serbia është përpjekur në mënyrë të vazhdueshme që të kontribuojë në një zgjidhje për Kosovën dhe është e gatshme të bisedojë me të gjitha palët e interesuara për këtë çështje.

Në këtë mënyrë minsitri i jashtëm serb Ivica Daçiç, gjatë fjalës së tij në Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara, kundërshtoi qëndrimin e shteteve të bashkuara të amerikës. Këto të fundit u shprehën se KFOR mund të largohet nga Kosova pasi nuk është më e domosdoshme prania e këtij misioni në vend. Por sipas Daçiç situata në Kosovë nuk është as e qetë dhe as e qëndrueshme. Ai shtoi se fatkeqësisht nuk ka ndodhur asgjë positive që nga mbledhja e fundit e këshillit të sigurisë, pasi asocacioni i komunave serbe në veri të Kosovës nuk është krijuar ende, dhe as Gjykata Speciale nuk ka nisur punën e saj. Ministri i jashtëm serb përmendi si faktorë tregues të paqëndrueshmërisë në Kosovë, dhe mos zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviç, por dhe mos kthimin në vend të 200 mijë serbëve të shpërngulur gjatë luftës.

Dacic kundërshtoi gjithashtu dhe idenë e krijimit të ushtrisë së Kosovës, kritikoi ndalimin që iu bë presidentit serb Vuçiç për të vizituar qytetin e Banjës, si dhe vendosjen e taksës prej 10 për qind për produketet serbe që hyjnë në Kosovë.

Sipas Daçiç në vend që Prishtina të përqendrohet në dialogun me Beogradin ajo po përpiqet të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, duke mos e kuptuar që kjo rrugë nuk çon drejt një marrëveshjeje mes dy vendeve. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono