Daçiç: Kosova nuk mbijeton dot si shtet

11:31 | 19/04/2018

Kosova nuk mund të mbijetojë dot si shtet e për këtë arsye do të kërkojë të bashkohet me Shqipërinë. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, i cili ritheksoi dhe njëherë se kompromiset me Kosovën nuk duhet të jenë kusht për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi për mediat serbe se Kosova nuk do të mund të mbijetojë si shtet, e për këtë arsye do të bashkohet më Shqipërinë. Sipas agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, Daçiç u shpreh se Serbia dëshiron që të arrijë kompromis me Kosovën, por kjo sipas tij nuk do të mund të përdorej si kusht për t’iu bashkuar Bashkimit Europian.

Gjatë konferencës “Trajnimi i liderëve politikë”, Daçiç tha se dialogu me Prishtinën po zhvillohet për të arritur marrëveshje, pasi ato nuk mund të jenë të njëanshme, ku njëra palë merr gjithçka dhe tjetra asgjë. Ai theksoi se askush nuk mund të krijojë një shtet pa një marrëveshje të mëparshme dhe se Kosova nuk do të mbijetojë si shtet, por do të bashkohet me Shqipërinë. Ministri i Jashtëm serb shtoi se një situatë si ajo mes Serbisë dhe Kosovës mund t’i ndodhë çdo shteti, dhe kjo është një arsye që të krijohen parime, të cilat do të duhej të respektoheshin nga të gjithë./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono