Daçiç akuzon Podgoricën 

16:38 | 14/06/201916:380

Qëllimi i Qeverisë së Malit të Zi për të rregulluar me ligj pronat e komuniteteve fetare, ka alarmuar kishën ortodokse serbe, por edhe qeverinë në Beograd. Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç ka akuzuar Podgoricën se po vepron kundër interesave serbe.

Qeveria malazeze ka përgatitur një propozim-ligj sipas të cilit të gjitha komunitetet fetare, midis të cilave është edhe kisha ortodokse serbe, duhet të dëshmojnë se para vitit 1918 kanë zotëruar pronat kishtare, në të kundërtën ato do t’u merren nga ana e shtetit.

Menjëherë pas njoftimit, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç u lut që të hiqet dorë nga kjo për shkak se, tha ai, kisha serbe ekziston me shekuj në Mal të Zi dhe është mbrojtje dhe strehë jo vetëm e popullit serb, por edhe e shumë prej atyre të cilët ndjehen si malazezë’.

Qeveria malazeze ndërkaq reagoi duke rikujtuar kreun e shtetit serb se ‘Mali i Zi është shtet sovran që harton vet kuadrin ligjor, nuk ka ambicie të ndikojë në aktivitetin ligjvënës të shtetit të Serbisë dhe nuk do t’i lejojë askujt, pra as Serbisë, që të ndikojë në vendimet tona’.

Pas kësaj, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, tërhoqi vërejtjen se miratimi i këtij ligji do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet mes dy shteteve.

“Është kjo një rrjedhë e logjikshme e asaj që Mali i Zi po bën tashmë vite me radhë që me qëndrime antiserbe të ndërtojë një gjoja identitet të vetin politik, shtetëror e ndërkombëtar”, transmeton TV Klan Macedonia deklaratën e së premtes të kryediplomati serb për televizionin shtetëror duke akuzuar Malin e Zi se mbi 30 për qind të serbeve që jetojnë në këtë shtet i trajton si element antishtetëror. Podgoricës ai ia ka zënë për të madhe edhe njohjen e Kosovës.

“Ata po e interpretojnë këtë si ndërhyrje në punët e brendshme. Dëgjoni, për shembull, në Serbi të gjithë janë përzier në punët tona të brendshme. Ai që e ka njohur Kosovën është përzier drejtpërsëdrejti në punët e brendshme të Serbisë”, tha Daçiç, duke lënë të kuptohet se miratimi i Ligjit për komunitetet fetare do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet mes dy vendeve./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono