Çuçi: Ëndrra e peshkatarëve bëhet realitet

20:26 | 26/01/2019

Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi ka transferuar tek peshkatarët e Durrësit menaxhimin e Portit të ri të Peshkimit, një investim ky i përfunduar pak kohë më parë. Çuçi i tha kreut të Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit Qemal Beut se:

“Një ëndërr e kahershme e peshkatarëve të Durrësit sot u bë realitet. Porti i ri Peshkimit u transferua tek Organizata e Menaxhimit të Peshkimit. Sot e tutje janë vetë peshkatarët që do të menaxhojnë këtë investim të ri. Përlotja dhe emocionet e Qemal Beut, kryetarit të OMP Durrës, teksa unë po i dorëzoja urdhrin e transferimit dhe marrëveshjen me ministrinë, ishte një moment domethënës për të kuptuar të gjithë se sa i nevojshëm është ky port për ta. Tani do të ketë shërbime më të mira dhe ulje të burokracisë shtetërore. Pasi zgjidhëm problemin e karburantit për peshkimin dhe bëmë zero TVSH-në për 27 zëra doganorë që kanë lidhje me këtë sektor, do të vijojmë mbështetjen me të tjera lehtësi dhe programe zhvillimi. Është një histori suksesi edhe skema mbështetëse e AZHBR për peshkimin e pelagjikëve të vegjël, në masën 20 lekë për/kg e cila solli një rritje të ndjeshme të zënieve të açuges nga anijet shqiptare. Muajin e ardhshëm fillojmë projektin e BE me 1.4 milion € për mbështetje deri në masën 50% për investime në bordin e anijeve të peshkimit. Po kështu në kuadër të projektit me Cooperazione Italiana, do të vijnë në Shqipëri inxhinierë ndërkombëtarë për përgatitjen e projekteve të ndërhyrjeve në port. Urime peshkatarëve të Durrësit. E gëzofshi portin e ri dhe ‘qëllofshi’ 

Ndërkohë brenda 6 mujorit të parë të këtij viti, me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, sipas Çuçit anijet mbi 12 metra do të pajisen me sistemin e ri blue-box me qëllim që bregdeti të kontrollohet më mire ndaj peshkimit të paligjshëm./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono