Cristiano Ronaldo… ylli i Botërorit

16:38 | 16/06/201816:380

Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë i Botërorit deri tani. Portugezi shënoi 3 gola ndaj Spanjës dhe vendosi edhe rekorde.

Ndërsa skuadra mbërrinte në ndeshje, ai kishte këtë pamje. Cristiano Ronaldo, gjithë jetën i pakënaqur me veten, donte të bindte këdo se ai mbetej numri 1.

A mund të dyshojë njeri se ai ia arriti qëllimit?

Ronaldo apo Messi, Messi apo Ronaldo, kjo pyetje ndoshta nuk do të ketë përgjigje, por Kupa e Botës për momentin njeh për mbret portugezin. Tre gola, secili me veçantinë e tij.

Një penallti që duhet pranuar si e vjedhur, një rrjetë e dytë me ndihmën e portierit kundërshtar dhe kryevepra, goditja e dënimit në fund, që shmangu humbjen. Një tjetër deklaratë pa ekuivok e një sportisti krejt të veçantë, që padyshim do të jetë përjetë mes më të mëdhenjve.

Tashmë, Cristiano është i vetmi lojtar që ka shënuar në 8 turne të mëdhenj, Kupa të Botës apo Europianë. Është një nga katër futbollistët që ka shënuar në 4 Botërorë, në shoqëri me Pelen, Uve Zelerin dhe Miro Klosen. Nuk u habit kush që pikërisht ai u zgjodh lojtari i ndeshjes.

Cristiano Ronaldo: “Një moment special, moment gëzimi të madh, pasi arritëm objektivin. E dinim se kishim përballë një nga ekipet favoritë për Botërorin, por ne bëmë çdo sakrificë për t’ia dalë. Ne treguam se Portugalia është një skuadër e madhe, jo më kot kampione e Europës. Sa për golat e mi, mund t’iu them se ky është fryt i një pune shumëvjeçare, jo një rastësi”.

Si ia doli ky djalë dikur i varfër, të ngjitej në majë?

Një dëshmitar okular është ish-shoku i tij tek Manchester United, Rio Ferdinand.

Rio Ferdinand: “Ai ishte personi i parë që unë pashë të merrte një dietist personal, një mjek personal, një fizioterapist personal dhe një shef personeli. Ata thuajse jetonin në shtëpinë e tij. Unë banoja shumë pranë tij dhe kur shkoja në shtëpinë e tij më dukej sikur ishin karnavalet. Ai investoi në vetvete që të bëhej më i miri në botë”.

Duke qenë vite dritë përpara të tjerëve, Ronaldo tejkaloi defiçitin e talentit për të konkurruar me magjistarin Lionel Mesi. Ai fitoi gjithçka me Manchester United në 6 vjet. Po ashtu, prej gati 10 vitesh fiton çdo gjë me Realin e Madridit.  Gjithsesi, ai nuk është ende i kënaqur. Ambicia e tij nuk mund të pranojë që të mos shpallet kampion i botës. Pasi ia doli në Europian, ku i dihet, ndoshta e bën edhe këtë./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono