Conte: Mirante më i miri! Tifozë, duhet të kuptoni diçka

23:54 | 06/12/201923:540

Antonio Conte, trajneri i Interit, pas ndeshjes me Romës, deklaroi për Sky Sport: “Kur flisni për zotërimin e topit, për rastet, shkoni dhe shikoni ndeshjen dhe do të vini re se Mirante ka qenë më i miri në fushë. Sot kishim raste, rrezikuam ndaj një ekipi të mirë dhe e gjithë merita shkon për djemtë, të cilët dhanë gjithçka në fushë. Duhet të shënojmë, mundësitë i kemi pasur dhe madje të pastra. Kishte edhe disa gabime, që vijnë nga presioni. Duhet të ishim më të këqij për ta dërguar topin në rrjetë. Gjithsesi nuk kam asnjë kritikë për lojtarët, pasi ata dhanë gjithçka”.

“Candreva? Gjendja e tij tani është gjëja e fundit që na vjen në mendje. Mendojmë të pushojmë dhe nuk dua të flas për të dëmtuarit tani. Të martën na pret një ndeshje e vështirë me Barcelonën dhe 11 vetë do të jenë në fushë”.

“Duhet të përpiqemi të shkojmë në mënyrën më të mirë deri në pushim të kampionatit. E dimë që është e vështirë, por në të njëjtën kohë jam i lumtur që djemtë po reagojnë mirë. Publiku duhet të na mbështesë dhe në këtë moment është e domosdoshme diçka e tillë. Sot pati vërshëllima kur ndalohej loja. Të gjithë tifozët duhet ta kuptojnë: ata duhet të na mbështesin, jo të na fishkëllejnë në gabimin e parë.  Nuk është e lehtë të luash në San Siro. Disa lojtarë janë të rinj, të gjithë kanë nevojë për ndihmë. Doja ta thosha këtë, pasi grupi duhet mbrojtur dhe që të kuptohet që këta djem duhen mbështetur gjithmonë”.

“Presingu lart? Kur bëni presing lart, nëse arrin ta marrësh topin atëherë mund të shkosh menjëherë te porta e kundërshtarit. Nëse nuk ndodh, atëherë aspekti negativ është që i lë hapësirë kundërshtarit. Ndaj duhet shumë kujdes për ta bërë diçka të tillë. Ekipi e bëri mirë, madje ndaj një ekipi që e mban topin dhe ka lojtarë me aftësi të mira dribluese. Ishte diçka e studiuar prej nesh”.

“Por, duhet thënë që sot Mirante bëri një paraqitje super. Ishte më i miri në fushë dhe shpëtoi disa herë Romën nga goli. Kur fitojmë, e bëjmë të gjithë së bashku. Edhe kur nuk fitojmë është përgjegjësi e të gjithëve dhe jo vetëm e sulmuesve. Në këto lloj ndeshjesh duhet të shënosh kur e ke mundësinë, pasi më pas edhe ekuilibrat ndryshojnë në lojë”. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono