Conte: E përmbysëm me zemër, kam një dedikim special për fitoren

21:48 | 09/11/201921:480

Kjo javë nuk ka qenë aspak e qetë për Interin. Humbja 3-2 me përmbysje kundër Dortmundit në Champions League solli kritika të shumta në drejtim të ekipit dhe trajnerit Conte. Keq nisi edhe ndeshja e sotme kundër Veronës, por zikaltrit treguan grintë dhe zemër, përmbysën rezultatin dhe dolën në krye të renditjes.

Nicolo Barella shënoi një gol shumë të bukur dhe nesër do të bëhet tifozllëk për kushërinjtë e Milanit, me shpresën se do të frenojnë Juventusin në Torino. Antonio Conte e ka shijuar fitoren kundër Veronës dhe nuk i kursen elozhet për ekipin. Trajneri leçez e mbyll me një dedikim special prononcimin e dhënë pas ndeshjes.

Sot dhamë një përgjigje të rëndësishme, pavarësisht se ndeshja nisi keq për ne. U treguam të aftë që nuk e humbëm qetësinë dhe e ruajtëm kthjelltësinë. Djemtë po bëjnë gjëra të rëndësishme, treguan zemër të madhe dhe dhanë gjithçka në fushë.

31 pikë në 12 ndeshje nuk janë pak, por duhet të vazhdojmë të punojmë fort. Kemi shumë lojtarë të rinj që mund të përmirësohen. Vendi i parë? Jemi të lumtur, po i tejkalojmë pritshmëritë. Jemi në rrugën e duhur, ky sukses duhet të na japë moral dhe entuziazëm. Dua t’ia dedikoj këto tre pikë vajzës time Vitorias, e cila feston ditëlindjen“, përfundon Antonio Conte. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono