Conte: Do të bëj gjithçka të enjten dhe te premten për të hapur negociatat

22:36 | 15/10/201922:360

Kryeministri Italian, Xhuzepe Konte u angazhua në Tiranë se do të bëjë gjithçka që në fund të kësaj jave BE të hapë negociatat për Shqipërinë, por i kërkoi Edi Ramës që të zgjidhë krizën politike, duke i ofruar opozitës një paketë kompromisi.

Pas takimit dy palësh, në Konferencën e shtypit, të dy kryeministrat ishin në një linjë për negociatat.

“Italia e mbështet integrimin evropian të Shqipërisë, dhe ditën e enjte dhe të premte do ta mbështes në mbledhje këtë pozicion me shumë bindje dhe forcë. Populli është shprehur pro anëtarësimit, dhe insstitucionet duhet të ecin më tej që të mos i zhgënjejnë ata. Nëse shtyhet, do të kemi një zbehje të kësaj dëshire”, tha Conte.

Por, ndryshe nga kryeministri shqiptar që u përqendrua tek Ekonomia, kryeministri italian i la një detyrë konkrete Edi Ramës.

“Vëmendja jonë është e fokusuar edhe tek aftësia e Shqipërisë për të zgjidhur krizën e saj politike. Mazhoranca dhe opozita kanë të dyja interes ta zgjidhin këtë krizë në bazë të burimeve të tyre, pra, ta zgjidhin vetë. Është e rëndësishme që mazhoranca ti propozojë opozitës një platformë për të zgjidhur krizën përmes një dialogu konstruktiv, pa parakushte”.

Xhuzepe Konte i kërkoi kryeministrit Rama edhe më shumë bashkëpunim për të luftuar krimin e organizuar dhe trafiqet.  Kryeministri Italian, gjatë vizitës disa orëshe në Tiranë, u takua me kryeopozitarin Lulzim Basha dhe me Presidentin Ilir Meta./ABC News Albania

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono