Çollaku: Saimir Tahiri fitoi zgjedhjet e Rilindjes

20:59 | 22/01/201920:590

“Fituesi i zgjedhjeve të Rilindjes ka qenë Saimir Tahiri”.

Është kjo deklarata e anëtarit të Kryesisë së PD-së, Kreshnik Çollaku. I ftuar në emisionin “Provokacija”, ai tha se Saimir Tahiri ka udhëtuar në çdo qytet dhe ka përcaktuar rezultatin e zgjedhjeve me anë të grupeve të fortësh.

“A e dini se kush është fituesi i vërtetë i zgjedhjeve për Rilindjen? Të gjithë njerëzit ia kanë dhënë këtë atribut Edi Ramës. Nuk është Edi Rama. Fituesi i vërtetë i zgjedhjeve të rilindjes është Saimir Tahiri. Saimir Tahiri ka shëtitur çdo qytet të Shqipërisë, çdo degë, çdo qendër dhe e ka përcaktuar rezultatin në javën e fundit me grupe të fortësh, me çanta dhe me mundësi financiare”, tha Çollaku.

Sipas tij, e vetmja mënyrë për të ndaluar grupet kriminale që të përfshihen në zgjedhje është heqja e gjeneratorit të tyre politik, që është Edi Rama.

“Duke çmontuar njerëzit se kjo është strukturë njerëzore, nuk është strukturë amorfe. Edi Rama ka angazhuar njerëz që janë përgjithësisht grupe kriminale lokale të njohura ose të panjohura me suport të jashtëzakonshëm financiar. Sigurisht këto nuk vijnë nga puna e ndershme si kamarier apo si biznes. Këto janë para droge apo para krimi. Njerëz me background kriminal, të fortët e zonave, gangsterët e zonave, para thasë me euro, këto të eskortuara nga furgonët e policisë  të cilët nuk lejonin as përplasjet fizike. Kjo është infrastruktura. Në çdo zonë, në Burrel, në Bulqizë unë di të them me emra se kush i ka blerë votat. I dinë njerëzit. Këta njerëz duhen izoluar. Këtyre njerëzve u duhet hequr gjeneratori politik që është Edi Rama, që është korpusi politik sepse socialistë të ndershëm, qoftë edhe kandidatët nuk kanë patur kontroll mbi këto banda. Këto banda i përgjigjeshin shefit dhe shefi ishte Edi Rama dhe ish-ministri i Brendshëm. Prandaj them që fituesi real i zgjedhjeve të rilindjes nuk është Edi Rama. Saimir Tahiri i fitoi zgjehdjet në PS. KËtë ta thotë çdo njeri në çdo  cep të vendit”, tha Çollaku.

Çollaku foli edhe rreth zgjedhjeve të brendshme në PD ku u zgjodh Këshilli Kombëtar dhe Kryesia e re. Duke qenë se është zgjedhur anëtar i Kryesisë, Çollaku u shpreh i lumtur për këtë post të ri.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono