CNN “gjunjëzon” Shtëpinë e Bardhë

08:41 | 17/11/201808:410

CNN ka fituar betejën e parë kundër presidentit Donald Trump. Një gjykatë në Shtetet e Bashkuara ka urdhëruar stafin e Shtëpisë së Bardhë t’i rikthejë akreditimin gazetarit të rrjetit informativ, që i ishte hequr pas përplasjes me presidentin në një konferencë shtypi.

Një gjykatë në Uashington ka urdhëruar Shtëpinë e Bardhë që t’i rikthejë aksesin në aktivitetet e presidentit gazetarit të CNN, i cili javën e kaluar u përplas verbalisht me kreun e shtetit gjatë një konference shtypi. Vendimi i gjykatës vjen pak ditë pasi rrjeti informativ amerikan vendosi të padisë presidentin Trump për mohimin e akreditimit korrespondentit Xhim Akosta.

Vendimi i Shtëpisë së Bardhë shkel të drejtën e gazetarit për lirinë e shprehjes ka argumentuar gjykata; ndërkohë që trajtimi i padisë së CNN vazhdon. Duke reaguar, zëdhënësja e presidencës ka deklaruar se administrata do ta ankimojë vendimin dhe njëkohësisht do të vazhdojë me përforcimin e rregullave për zhvillimin e konferencave të shtypit.

“Në Shtëpinë e Bardhë duhet të ketë rregulla”, ka thënë Sarah Sanders.

Nga ana e tij, gazetari Xhim Akosta ka mirëpritur zhvillimin dhe në një prononcim për kolegët është shprehur: “Le t’i kthehemi punës”.

Ndërsa avokati i tij ka thënë se, kjo është një ditë e madhe për gazetarinë dhe për të drejtat që garanton kushtetuta e Shteteve të Bashkuara. Akosta dhe Donald Trump u përplasën një ditë pas zgjedhjeve të mesmandatit, pasi gazetari e pyeti me insistim presidentin për humbjen e Kongresit dhe etiketimet si “pushtues” që ai i bënte karvanit të emigrantëve nga Amerika Qendrore./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono