Çmenduri në futbollin grek/Presidenti i PAOK zbret në fushë me pistoletë

10:14 | 12/03/2018

Presidenti i ekipitt të futbollit PAOK të Selanikut ka zbritur në fushën e gjelbër me një pistoletë në brez duke kërcënuar arbitrin pas anulllimit të goplit në minutat e fundit të ndeshjes me AEK të Athinës, në kuadër të kampionatit grek të futbollit.

Çmenduri në kampionatin grek të futbollit pak minuta pas përfundimit të ndeshjet mes PAOK të Selanikut dhe AEK të Athinës. Një gol i anuluar për skuadrën vendase nga arbitri ka shkaktuar zemërimin e presidentit të bardhe e zinjve i cili ka zbritur në fushën e gjelbër me një pistoletë në brez duke u thënë lojtarëve të tij që të largoheshin nga fusha në shenjë proteste. Trajneri i skuadrës mike, Manolo Jimenez u shpreh se ai dhe lojtarët kishin qëndruar të mbyllur në zonat e zhbeshjes pasi nuk i linin të dilnin

Goli për skuadrën vendase u anulua në minutat e fundit të një ndeshjeje që po përfundonte 0-0, presidenti Ivan Savvidis pasi ka urdhëruar lojtarët e tij të braktisin fushën i është drejtuar arbitrit duke i treguar pistoletën dhe duke e kërcënuar me frazën: Karriera jote përfundon këtu!

Presidenti i Paok është nxjerrë jashtë fushës nga forcat e rendit por ankthi për skuadrën e AEK të Athinës ka vazhduar dhe më pas, duke qëndruar për disa kohë mbyllur në dhomat e zhveshjes pasi nuk i linin të largoheshin dhe tifozët e skuadrës vendase nuk po tregoheshin aspak miqësorë. Trajneri i skuadrës kryqytetase i bëri apel federatës greke të futbollit që të merrte një vendim për ngjarjen, vendim që nuk mund të mjaftohet thjesht me tre pikët që mund t’i jepen në tavolinë skuadrës mike. /abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono