Ç’mendon bashkëshortja e Justin Timberlake për fotot ku ai u kap mat me kolegen?

10:14 | 06/12/201910:140

Një ndër lajmet që “tronditi” showbiz-in botëror javën e kaluar ishin fotot e Justin Timberlake me kolegen e tij, Alisha Wainwright. Aktorët protagonistë të filmit “Palmer” u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin, të kapur përdore, ndërsa Justin nuk mbante as unazën e martesës në gisht.

Në një postim në rrjetet sociale, ku Justin i kërkoi publikisht falje familjes dhe bashkëshortes, ai pranoi se ishte i dehur.

“Unë mundohem të qëndroj sa më larg thashethemeve, por për hir të familjes time e ndjej të nevojshme të flas rreth disa lajmeve që kanë lënduar njerëzit e mi të dashur. Pak javë më parë u gjykova shumë, por më lejoni të jem i qartë… Asgjë nuk ndodhi mes meje dhe koleges sime. E teprova me pijen atë natë dhe jam penduar për sjelljen time. Ky nuk është shembulli që dua t’i jap tim biri. I kërkoj falje familjes dhe bashkëshortes sime të mrekullueshme që i kam vendosur në një situatë kaq të sikletshme. Jam fokusuar në të qenit babai dhe bashkëshorti më i mirë. Jam krenar që jam pjesë e ‘Palmer’ (filmi ku ai luan me Alisha Wainwright), jam i lumtur të vazhdoj të punoj aty dhe mezi pres që njerëzit ta shohin”, -ka shkruar ai.

Por, çfarë mendon bashkëshortja e tij, Jessica Biel për gjithë këtë?
Sipas një burimi për People çifti janë duke u përpjekur për ta kaluar këtë gjë së bashku dhe Jessica beson tek ai.

“Ai është simpatik dhe miqësor, por kësaj radhe e teproi me pijen. Megjithatë, Jessica mendon se ai nuk e ka tradhtuar. Ajo do të vazhdojë të qëndrojë përkrah tij”, – është shprehur burimi për People./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono